Të arrestohesh se publikove video në TikTok, po, ndodh në Egjipt
Mawada Eladhm dhe Haneen Hossam
Pesë gra egjiptiane, përfshirë 22-vjeçaren Mawada Eladhm dhe 20-vjeçaren Haneen Hossam, u dënuan me dy vite burg për postimin e videove në TikTok duke kërcyer të konsideruara 'të pahijshme'. Gratë gjithashtu u gjobitën me 300,000 paund egjiptianë (afërsisht 18,780 dollarë dollarë) secila për "shkelje të vlerave dhe parimeve të familjes egjiptiane".
Sipas Associated Press, deklarata e prokurorisë tregoi emrat e vetëm Eladhm dhe Hossam, duke mos përmendur tre gratë e tjera për të cilat u tha se ndihmuan në drejtimin e llogarive të mediave sociale. Avokati i Eladhm konfirmoi dënimin në "Associated Press", i cili raportoi se ndjekja penale i karakterizonte videot e Eladhm si "të turpshme dhe fyese".
Ky nuk është rasti i vetëm, pasi "South China Morning Post" raportoi se Hossam, një studente e Universitetit të Kajros, u arrestua në prill pasi publikoi një video në Instagram në të cilën ajo tha se gratë mund të punonin me të dhe të fitonin para duke transmetuar në Likee me bazë në Singapor. Prokuroria publike raportohet se e përshkroi videon si "të pahijshme" dhe e interpretoi atë si promovim të prostitucionit në internet. SCMP raportoi se Hossam u la me kusht në qershor por më vonë u arrestua përsëri pasi prokurorët zbuluan prova të reja.
"Ata thjesht duan ndjekës. Ata nuk janë pjesë e ndonjë rrjeti të prostitucionit", tha ndihmësi i avokatit të Eladhm, Samar Shabana, për Associated Press.
New York Times raportoi se TikTok është përballur me reagime nga anëtarët e Parlamentit Egjiptian, të cilët argumentojnë se promovon përmbajtje imorale.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1893
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'TikTok, luftë gjeo-politike mes SHBA dhe Kinës', eksperti i IT-së: Në Amerikë dhe Shqipëri nuk do mbyllet! Një i ri harxhon mesatarisht 6-8 orë në ditë me aplikacionin
22 Janar, 14:25
-
SHBA/ Ylli i Youtube, Mr.Beast po kërkon të blejë TikTok për të shmangur ndalimin e aplikacionit pas vendimit të Gjykatës së Lartë
22 Janar, 07:18
-
Rama në Davos takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do rihapet shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme
21 Janar, 14:30
-
SHBA/ Nga dalja prej Marrëveshjes së Parisit, 'dy gjinitë' e falja e 1500 sulmuesve të Kapitolit më 6 janar! Urdhrat që Trump firmosi ditën e parë
21 Janar, 08:45
-
SHBA/ Trump nxiton për shpëtimin e TikTok, rrjeti rikthehet në funksionim: Dekreti për të bllokuar ndalimin të hënën
19 Janar, 20:15
-
Mediat sociale, kalbja e trurit dhe vdekja e ngadaltë e leximit
19 Janar, 08:28
-
TikTok mbyllet në SHBA! Mesazhi për përdoruesit: Për fat të mirë vjen Trump (që ka gati një urdhër presidencial për të shtyrë bllokimin)
19 Janar, 07:37
-
Trump thotë se me 'shumë mundësi' do të shtyjë mbylljen e TikTok në SHBA, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar
18 Janar, 19:38
-
E ardhmja e rrjetit TikTok në SHBA
18 Janar, 16:11
-
Gjykata e Lartë në SHBA miraton ndalimin e TikTok! Vendimi hyn në fuqi më 19 janar
17 Janar, 16:12
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
TikTok po përgatitet për mbylljen në SHBA nga e diela, Trump mund të bllokojë ndalimin e platformës me 90 ditë
16 Janar, 15:37