Të arrestohet!

Të arrestohet!

Ai dhe ata, e qoftë ai “dallëndyshja” e parë e shkërmoqjes dhe vajtjes në djall të kësaj klase politike, vëllavrasëse, hipokrite, grabitqare dhe turpëronjëse për shqiptarët.

Atyre dhe mafies së mediave dhe bizneseve që kanë trashur qafën bashkë me ta.

Ai sot duhet të ishte arrestuar në kushtet e flagrancës, pa shumë stërhollime dhe gjoja procedura. Ai është nxitësi, organizuesi dhe sponsorizuesi kryesor i asaj shfaqjeje kriminale që u konsumua para gjithë botës !

Prokurorja Imeraj sot të bëj detyrën si prokurore pa u ndikuar nga krahinizmi dhe lidhjet e nëndheshme që këtë Komb dhe dinjitetin e tij e kanë marrë në qafë deri më tash !

Simbolika e tij sot në rast se nuk ndëshkohet është ogurzezë për gjithë Ballkanin, si precedent për cdo non grata tjetër që tek ai shikon shembullin e destabilitetit dhe shkatërrimit të vendit si korridor shpëtimi personal.

Mosndëshkueshmëria e deri tanishme ndaj tij dhe çdo politikani majtas e djathtas ka bërë që ne sot të jemi në një situatë surreale, histerike, dëshpëruese.

Këta si një grup i organizuar me kode dhe jo me fjalë, kanë shpëtuar njëri tjetrin me rrotacion për 30 vjet.

Asnjëherë edhe pse kanë ndërruar qeveritë dhe kanë zëvendësuar njëri tjetrin, djathtas e majtas, pavarësisht se kanë lehur si qentë në fushën e plehrave, kurrë nuk kanë proceduar penalisht dhe ligjërisht kundër njeri tjetrit, për asnjë krim, tender, grabitje dhe zullum që ka varfëruar, dëbuar dhe turpëruar këtë popull tejskajshmërisht të vuajtur!   

Sot ai duhet të ishte arrestuar, asnjë i dëshpëruar tjetër jo, pavarësisht varesë, çekiçit dhe hurit që mbante në dorë.

Në rast se ai nuk arrestohet atëherë këtij shteti fasadë dhe hipokrit i ardhshim për të mirë.

Le të zieje dhe valojë në njëmijë tenxhere mëkatin e vet 30 vjeçar, siç ka bërë për çdo krim që kjo klasë politikë ka bërë, mëkat që ka brenda gjak dhe pasuri shqiptari.

Ligjet dhe burgjet këtu janë për shqiptarin e thjeshtë, jo për atë dhe ata që janë autorët kryesorë të rrënimit dhe turpërimit tonë kombëtarë.

Sot pamë një shfaqje të frikshme, të dalë nga zgëqet më të errëta të ekzistencës barbare të bishave që nuk njohin, Atdhe, ligj, gjykatë, përmbarim dhe dinjitet !

Të arrestohet, dhe qoftë ai vërtet një herë të vetme lajmëtari se demokracia dhe shteti ligjor po vjen!

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 08/01/2022 22:33

    Mir e ke brisilda te duar trokas pa hezitim. Me sa shikojm e veshtir do jet mos me then e pamundur,sic ka ndodhur nga 30 vjet. Po te ishe e vertet ne keto momente do flisnim ndryshe dhe gjysma e shqiperis do ishin ne shesh duke festuar fitoren. Me kete imerajn dhe imerat e pregatitur ne kursin e plepave kam frike se keshtu do vazhdoj gjate.

    Përgjigju
  • Tami: 08/01/2022 21:07

    Shume sakte analiza. Ne cdo vend demokratik, organizatori i vandalizmit do te arrestohej. Nuk ka vend te perdoret gjuhe fyese per zonjen nga komentuesi. Sejcili shpreh opinionin e tij pa fyerje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore