Skenat më patetike, fjalitë më qesharake këto ditë janë të shqiptarëve që u thurin lavde dhe poezi studentëve në protestë. Shkruan Ismail Kadare në librin e tij të fundit: “Vjershat më të dobëta, shkruhen nga mllefi”. Dhe mbështetësit e studentëve duken njerëz të zhytur në mllef, siç mëkatarët e Ferrit të Dantes, rënkonin të zhytur në baltë. Kush prej tyre e ndjen veten udhërrëfyes si Virgjili apo të pastër, plot hir si e ëmbla Bratriçe? Kush ndjehet i distancuar si Dante, shkrimtari, që pati vizionin të shohë, të vezhgojë e përshkruajë me një ndriçim hyjnor gjendjen e njerëzimit.
Mbëshetësit janë të profesioneve, prejardhjeve, përkatësive të ndryshme, por kanë një të përbashkët të madhe: Asnjë përpjekje për të luftuar e përmirësuar pikësëpari Veten. Politikanë, mjekë, gazetarë, punëtorë, artistë, shoqëri civile e zhytur në kënetën e mosveprimit, degradimit etik dhe estetik dhe paaftësisë për të parë e thënë të vërtetën në atë që sta janë dhe përfaqësojnë. Në të vërtetë të gjithë së bashku, ose shumë nga ne mikluam, përkëdhelëm e krijuam një sistem arsimor përbindësh, të gjithë gojëmbyllur, më keq se edhe mafiozët më të egër, vetëm e vetëm për të pasur fëmijë të pamësuar, por të diplomuar.
Nuk pamë që nga bankat dilnin trungje pa kokë, pa gjuhë shqipe, pa profesion e nuk kërkuam llogari për atë arsim të shëmtuar. Dhe është shenjë e mirë që studentët nisën të protestojnë tani, në kohën që gjërat po ndryshojnë dhe jo në kohën e Kristaleve, Vitrinave, Ufove… Shkolla edhe me emra të tmerrshëm dyqanesh.
Nëse studentët sot protestojnë, do të thotë se janë më të lirë, të shkëputur nga këneta, nga lluci, nga balta nga ku dergjet ende pjesa më e madhe e shtresave. Në fakt në fillim nuk po u besonim syve: Hajde se protesta e radhës për të kaluar ca ditë pa leksion. Por dalëngadalë gjërat u futën në lumin me ujë të pastër: Studentët duan arsim serioz dhe kanë pretendime të përmirësohen. Po e bëjnë vetë, shpresoj, pa ndihmën e politikës, apo prindërve. Sepse ndryshimin më të mirë mund ta bëjmë vetëm vetë, pa na e kërkuar apo thënë të tjerët. Nuk e di nëse edhe këto rreshta do të ngjajnë si recitimi i radhës, shpresoj që jo. Mllefi, asnjëherë nuk ka qenë mik me mua.
Rinia eshte forca qe kudo dhe kurdo i ka dhene nje shtytje te fuqushme perparimit dhe prisperitetit te shoqeruve te ndryshme . Per sa kohe pritesta nuk behet pus nga politika dhe ne kerkesat plotesisht te plotesyeshme nga qeveria , do jete perkrahjen e te gjitheve . Qeverua duhet te dialogoj dhe te perkrah nusmen e studenteve per permiresimin e hetes studentire be te gjitha aspektet
Përgjigju