Të bllokuar prej katër javësh, kthehen në atdhe 37 detarë shqiptarë, do karantinohen në Konvaleshencë

Të bllokuar prej katër javësh, kthehen në atdhe 37 detarë shqiptarë, do karantinohen në Konvaleshencë

Marinaret e kthyer

Tridhjeteshtatë marinarë shqiptarë kanë mbërritur sot në mëngjes në portin detar të Durrësit. Ata kishin katër javë të bllokuar në portin detar të Barit dhe ishin pjesë të trageteve të kompanisë GNV.

Masat e mara për koronavirusin bënë që detarët shqiptarë të mbesnin të bllokuar në portin detar të Barit.

Mbërritja e tyre në në Shqipëri u bë e mundur pas marrëveshjes mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane. Menjëherë pas mbërritjes detarët u asistuan në port, ndërsa më pas u transportuan në konvaleshencën e Ministrisë së Mbrojtjes ku do të karantinohen për dy javë.

Sakaq më herët për këtë operacion lajmëroi Drejtoria e Përgjithshme Detare nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale:

NJOFTIM

Drejtoria e Pergjjthshme Detare me një kembengulje të jashtëzakonshme dhe nën kujdesin e Ministres se Infrastrukturës dhe Energjise znj.Balluku organizoi operacionin e kthimit ne Atdhe të 35 detarëve Shqiptarë dhe 2 detarëve Kosovarë të cilët kishin 4 javë te bllokuar ne tragetet e kroçerat e kompanisë GNV ne Itali.
Pas nje pune mjaft të madhe dhe ndihmës të Ministrisë Shendetesisë dhe Ministrisë per Europen dhe Punët e Jashtme u arrit që 37 detarët të imbarkoheshin sonte ne tragetin GNV AZZURRA në Bari dhe të nisen në drejtim te Shqiperisë. Detarët Shqiptarë nesër ne mengjes mberrijnë në Portin e Durrësit ku janë marrë te gjtha masat për kontrollin e tyre mjeksorë dhe transportin e tyre.
Administrata Detare Shqiptare ka qenë ne kontakt me gjithë detarët Shqiptarë qe punojnë në anijet me flamur te huaj duke i asistuar dhe keshilluar per problematikat qe kanë. Nga kontaktet qe kemi pasur, shumica e tyre vazhdojnë punën ne anijet qe transportojne mallra duke kontribuar ne levizjen e mallrave në keto ditë te veshtira per gjjthë botën.
Ashtu si të gjithë Shqiptarët edhe detarët nuk janë më vetëm dhe te harruar, por te asistuar dhe të ndihmuar nga Drejtoria e Pergjithshme Detare.
Nje falenderim edhe për Autoritetin Portual Durres, Policinë e Kufirit Durrës per gatishmerinë e tyre e ndihmën e pakursyer per te prit neser detarët tanë.

DREJTORIA E PERGJITHSHME DETARE

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 04/04/2020 21:50

    Do na semurine more përse I lejoni të futen brenda?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja