TIRANË- Ky publik i cili ka mbushur sallën e Teatrit Kombëtar, nuk është i zakonshëm. Janë 50 gra të cilat vuajnë dënimin në burgjet e Tiranës, të cilat kanë lënë hekurat e qelive për të parë komedinë “10 vjet martesë” në fakt nuk bëhet fjalë për një “arratisje”, por është një dhuratë që vjen për to në prag të festës së gruas, 8 Marsit.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zgjedhur ti ofrojë sadopak një atmosferë festive, 30 të dënuarve të burgut “Ali Demi dhe 20 të paraburgosurave nga “Mine Peza”.
Në këto orë të pakta “lirie”, ato vijnë me një apel.
“Ndjesia është shumë e bukur. Pas gjithë kësaj kohe ne kemi filluar një aktivitet. Është një dhuratë shumë e bukur. Gjej rastin të uroj nënën time për festën dhe gjithë nënave të Shqipërisë. Ne do t’i luteshim shumë presidentit të Republikës thjeshtë për faljen e Nazime Vishës dhe të na ndihmojë të gjithë neve me rastin e amnistisë së propozuar. Kjo është ajo që ne mund të themi”, thotë Lorena Ismaili, njëra prej të burgosurve.
Ndonëse nën mbikëqyrjen e rreptë të uniformave blu, gratë e dënuara i kanë shijuar në maksimum këto orë lirie dhe interpretimin e aktorëve Eni Jani dhe Genci Fuga. Duartrokitje, të qeshura me zë të lartë, por edhe batutat, kanë shoqëruar historinë e një çifti që “feston” 10-vjetorin e martesës”.
Komedia “10 vjet martesë, me regji të Inis Gjonit do të ketë premierën këtë fundjavë, të premten, të shtunën dhe të dielën, në Teatrin Kombëtar.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com