Dhunë në burgun e Peqinit, të dënuarit bëjnë për spital dy gardianë dhe edukatorin (EMRAT)

Dhunë në burgun e Peqinit, të dënuarit bëjnë për spital dy gardianë dhe edukatorin (EMRAT)

Burgu i Peqinit

PEQIN - Dy oficerë policie janë dhunuar nga të burgosurit në burgun e Peqinit. Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja bën të ditur se rasti i parë raportohet të ketë ndodhur dy muaj më parë kur një punonjës policie në burg E.Balla, banues në Peqin, është dhunuar rëndë nga një i burgusor nga Fieri, Klodian Koçi i dënuar me burgim të përjetshëm. Gardiani i burgut ka përfunduar me fraktura në trup dhe ka marrë kujdes mjekësor. Dhunë ndaj tij ka ushtruar edhe i dënuari tjetër i quajtur Ervis Lulushi. Ndërsa rasti i dytë është një tjetër polic, E.Dushku, i cili është goditur për të disatën herë nga të burgosurit. Në të dyja rastet Report Tv mëson se të burgosurit janë transferuar në burgjet e tjera. 

Mirëpo, të burgosurit nuk kanë kursyer as edukatorin e burgut, Klodian Vogli. Ndaj tij kanë ushtruar dhunë të dënuarit Marjus Tafa dhe Armando Llaka. Mësohet se për këtë dhunë të burgosurve të ushtruar ndaj punonjësve të policisë dhe edukatorit, janë shkarkuar shefi i policisë së burgut të Peqinit, Besnik Kaptelli. Ky i fundit rezultoi se kishte qenë i dënuar për prostitucion në Itali. Për këto ngjarje të rënda nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia. 

Dhuna në burgun e Peqinit u denoncua në rrjetet sociale edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili tregon situatën në burgun e Peqinit. 

Statusi i plotë i Berishës:

Burgjet ku ligjin e bejne baronet e krimit dhe droges!

Miq, burgjet tona jane ferr i vertet per fukarenjte dhe njerezit e pambrojtur. Pothuaj çdo jave vdesin te burgosur te varfer, nga smundje te pamjekuara, keqtrajtim etj.

Kurse miqte e qeveritareve baronet e droges dhe krimit bejne ligjin. Ata rrahin, keqtrajtojne personelin dhe drejtoria e burgjeve mbulon krimet e tyre ndaj punonjesve.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb

Ju pershendes Doktor. Me respektin per ju si qytetar, kam mundesine qe tju shkruaj dicka qe do jete e vlefshme per tu denoncuar, si nje problem real qe po ndodh ne burgjet e vendit.

Ajo qe do te kerkoja nga ju per shkak te besueshmerise se kofedencialitetit, sepse ai qe ma ka thene eshte punonjes i burgut te Peqinit, (polic) me thote se ne kete burg te sigurise se larte ku ka te burgosur te perjetshem, sjellja e te burgosurve me personelin e sherbimit, policet dhe me edukatoret, eshte jo normale.

Para disa muajsh nje polic eshte rrahur gati per vdekje, e moren me barrele nga nje i burgosur apo disa te burgosur per nje shkak te parendesishem,

Po keshtu para disa ditesh nje edukator eshte qelluar nga dy te burgosur. Per keto raste nga drejtoria e burgjeve eshte hedhtur dhe nuk behet ansje denoncim, rastet mbahen te fshehte,. edhe pse kemi te bejme me nje burg te sigurise se larte.

Nga polici ne fjale thuhet se takimet e policeve kur shkojne ne takimet e te burgosurve eshte jashte cdo parametri, ku cdo edukatori apo polici mund ti merret edhe jeta nga te burgosurit dhe askush nuk mban pergjegjesi. Pa folur pastaj per futjen e sendeve dhe lendeve narkotike qe sjellin me pas efekte negative ne sjelljet me personelin.

Shpresoj ne mirekutpimin e kofidencialitetit, pro edhe te vertetesise se informaciponit. Pale te flasesh per niveline punonjesve apo punonjeseve sidomos atyre qe jane caktuar nga partia e Edi Rames qe jane nen nivelin e lejuar , me arsim te blere dhe shkollim te manget

Kete te vertete e thash duke marre shkas se si eshte regjimi i te burgosurve ne SHBA permes nje filmi, ku te burgosurit nuk behen dot si ganstere, ndersa ne burgjet tona, te burgosurit sillen tamam si kapo dhe punonjesve nuk ua mban te bejne gek mek se i pushojne nga puna, edhe pse jane te rrezikuar me jeten.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elbasani: 28/01/2019 08:49

    marjus tafa dhe amarildo llakaj nuk eshte hera e par qe i degjom si emra pasi ne viti n 2009 per llogari te familjes ardjan çapja , florenc çapja si dhe bledar muçes vrane ne lagjen vullnetari ish punojesin e policise te ndjerin Roland Rexhepi dhe nuk eshte hera e pare qe familja Çapja ekzekuton dhe keqtrajton punojsit e policise.

    Përgjigju
  • Bekim: 27/01/2019 21:43

    U be evgjit Lulushi trim o te q***a robt o rrac muti qe do ta fusin k***in ne goje te burgu tjeter o plehu Vlores qe vajte vrave vajzen e botes kot

    Përgjigju
  • Popull: 27/01/2019 19:42

    Këtyre plehrave burgaxhinj duhet tu Q*N ROBT, në kohën e Enver hoxhës kur bënte ndonjë trimin ishte një skuadër me skafandra në kokë që ju futej këtyre evgjitërve Lulushër dhe jua qinte robt në dru që kur dilnin nga qelia në ajrim ecnin si të përdhunuar. O SHTET trego dhëmbët mos u dobëso para minjve që do vdesin në burgje, sepse ata skan cfar të humbin më se e dinë që do vdesin në biruca.

    Përgjigju
  • Rruqja: 27/01/2019 16:36

    O QYTETAR DICIHALE KUR ISHE TI NE KRYE I VRISJE ME CADRA PISTOLET ME STILOLAPSA ME HELM I DIGJE NE ZJARRIN E BAROTIT .DOGJE DHE E CFAROSE BAXHANAKUN .ME CILUN MORAL FLET TI O PLK I PJERDHUR .KUSH NUK ZBATON RREGULORET NEPER BURGJE TE VRITET JO TE RRIHET .O PLAKU DIXHI MUT AI KOMPJUTRI YT NUK KAP GJERA TE MIRA VETEM TEKEQIJJA SE VETEM TE LIGA DON ZEMRA JOTE KRIMUNALE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton