Të burgosurit e '302-it' në grevë, letër me tetë kërkesa institucioneve (FOTO)

Duke kundërshtuar masat e regjimit të sigurisë shtesë në burgje, njohur si BIS-41 të burgosur e paraburgosur të 302 prej mesditës së kësaj të mërkure janë future në grevë urie.

Report Tv ka siguruar një kopje të letrës që dënuarit i kanë dërguar drejtuesve të shtetit, selive diplomatike si dhe prokurorit të përgjithshëm dhe ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj.

Në këtë letër me tetë kërkesa shkruar prej tyre kërkohet “ajrimi si në të gjitha burgjet e tjera, kërkohet lejimi i takimeve me familjarët për raste gëzimi apo hidhërimi, lejimi i bombolave të gazit, të lejohen aktivitetet sportive, të rritet cilësia e ushqimit me standardet e BE-s, të përshtaten dhomat e takimit me familjarët pa u krijuar atyre stres, të ndalet dhuna fizike dhe psikologjike, të respektohet rregullorja për sendet e ndaluara në qeli duke mos e lënë në dorë të drejtuesve që abuzojnë.

Duke u ndalur tek reforma në drejtësi ata shprehen se edhe sot gjykata jep vendime dhe dënime pa fakte e prova por duke u bazuar në indicje dhe përgjime.

Këta të burgosur kundërshtojnë edhe aplikimin e regjimit BIS-41 pasi sipas tyre ai është i vlefshëm për struktura mafioze dhe jo për ta.

Po ashtu ata sjellin krahasim deklaratat e kryeministrit Edi Rama në një emision televiziv, ku sipas tyre ai ka mohuar të ketë organizatë mafioze në Shqipëri.

E me këtë citim ata ngrenë pyetjen, përse duhet regjimi Bis-41 në Shqipëri?  Pasi kanë njoftuar nisjen e grevës së urisë pa afat ata i kërkojnë institucioneve të rikthejnë edhe aplikimin e amnistisë e cila sipas tyre prej vitesh nuk aplikohet duke ju mohuar atyre një të drejtë e cila ka qenë më parë edhe pa regjimin BIS-41.

8 kërkesat e të burgosurve: 

1-Prandaj po kërkojmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të na mundësohet ajrimi si në të gjitha IEVP-të e tjera në Shqipëri.
2-Në raste gëzimi familjare apo hidhërimi të na mundësojnë takim shtesë sepse kjo ka kaluar në kopetencë të Drejtorit të Përgjithshëm.
3-Të na mundësojne aktivitete kulturoro-sportive
4-Të na përmirësohet cilësia e ushqimit me parametra si të BE-se
5-Të na lejohet bombul gazi si në të gjitha IEVP, në të gjithë Shqipërinë
6-Të përshtaten dhomat e takimit me familjarët si në sisteme të përparuara të mos krijojë stres te familjarët
7-Të eleminohet dhuna psikologjike e fizike nga forcat e DAPIT duke respektuar konventën e të drejtave të njeriut dhe rekomandimet e Kopenhagës.
8-Të respektohet nga ne rregullorja e brendshme e burgjeve për sendet e ndaluara, por të mos spekulohet nga drejtuesit e ministrisë dhe drejtorisë së përgjithshme duke veçuar sendet e ndaluara.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës

Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës