Të burgosurit e protestës së “Rrugës së Kombit” të trajtohen si të përndjekur politikë

Të burgosurit e protestës së “Rrugës së Kombit” të trajtohen si të përndjekur politikë

Ish-Presidenti Bujar Nishani

Protesta e banorëve të Kukësit ka hyrë tashmë në simbolikën e fortë të revoltës popullore. Revoltë si reagim për padrejtësinë ndaj të drejtave të qytetarëve.

Si reagim ndaj korrupsionit që po varfëron çdo ditë e më shumë familjet shqiptare.

Si reagim ndaj fyerjes perverse që megallomania e madhështisë virtuale ju adreson dinjitetit të qytetarëve.

Si reagim ndaj prespektivës kërcënuese të jetës së fëmijëve të shqiptarëve.

Reagim ndaj disproporcionalitetit taksa-të ardhura, detyrime-shërbime, resurse-administrim, përgjegjësi-të drejta.

Reagim ndaj diskriminimit !

Protesta e zjarrtë e banorëve të Kukësit është indikatori më i saktë se çfarë mendojnë sot qytetarët shqiptarë, duke ju treguar metodologjinë e saktësisë sondazhistëve të milionave korruptive.

Qytetarët e kryen një pjesë të punës së tyre.

Ajo nuk ishte aspak një lëvizje lokale, nuk ishte një duf anti-bisnes, nuk ishte thjesht një përleshje antisistem, siç duan ta kufizojnë, kanalizuesit e oborrit.

Reagimi i tyre padyshim ishte politik !

Politika nuk është vetëm një konotacion partiak.

Politikë është çdo dimension i jetës sonë.

Sjelljet brutale ndaj qytetarëve dhe dimensionit shoqëror janë mirëfilli politike. Ndaj dhe reagimi, logjikisht që është politik.

Opozita e ka për detyrë dhe mision që ta mbështese këtë reagim dhe protestë qytetare dhe të vihet në krye të saj.

Opozita kurrësesi nuk duhet të kompleksohet nga zërat e sponsorizuar se “protesta është qytetare dhe partitë politike të qëndrojnë larg”. !!!

Ky është një diversion i ulët, i sponsorizuar nga pushteti me qëllimin që protestën e qytetarëve ta izolojë dhe ta lërë pa infrastrukturën e nevojshme.

Infrastrukturën për një reagim të suksesëshëm publik e kanë vetëm entet organizative që në rastin konkret janë veç partitë politike të mëdha.

E ashtuquajtura “shoqëri civile” në Shqipëri është deformuar dhe ndrydhur me platforma korruptive prej dekadash në këtë vend.

Zërat antikonformist janë margjinalizuar dhe margjinalizohen çdo ditë. Nuk kanë kurrë mbështetje financiare, hapsira komunikimi, akses trajnimi apo ndër-koordinim.

Ndaj opozita e ka dyfish më të madhe sot përgjegjësinë për ta koordinuar dhe prirë revoltën qytetare.

Opozita duhet të deklarojë publikisht, institucionalisht dhe seriozisht se të burgosurit e protestës së “Rrugës së Kombit” dhe çdo të përndjekur tjetër për shkak të protestuarit, ajo sapo të vij në pushtet, do ti konsideroj dhe trajtoj si të përndjekur politik.

Opozita duhet të deklarojë publikisht, institucionalisht dhe seriozisht se sapo të jetë maxhorancë në Parlament, ajo do të miratoj legjislacion hetimor për të gjithë ata prokuror dhe gjyqtarë që kanë marrë vendime politike kundër qytetarëve.

Qytetarët e burgosur të Kukësit dhe familjet e tyre janë vënë nën kërcënimin dhe shantazhin ekonomik.

Burgosja e tyre ka qëllim lënien pa bukë të fëmijve të tyre. Vetëm ashtu nënshtrohet një nënë dhe një baba.

Opozita duhet të shpalosë një aksion solidariteti social duke ndihmuar financiarisht familjet e të gjithë të burgosurve politik dhe atyre që mund të përndiqen për shkak të protestës me ndërgjegje të tyre.

Askush sot nuk mund të fshehë apo injorojë dot, as realitetin dhe as përgjegjësinë e vet.

As individi dhe as grupimi !

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 07/04/2018 14:44

    Ky ish President flet me Te tilla fjale a thua se ka jetuar ne hene dhe se ka idene se cfare ndodh ne shqiperi ...... Por edhe ti pjese e asaj corbe politike je qe ke ndihmuar ne varferimin e popullit Shqiptar dhe vjedhjen qe Po i behet perdite nga klasa politike ordinere qe kemi ......

    Përgjigju
  • Erik: 07/04/2018 12:00

    Sa njerez te papergjegjshem kemi mbajtur ne pushtet, nivel ordiner.

    Përgjigju
  • Armen: 06/04/2018 23:26

    je një ISH dhe kjo eshtë per tu festuar

    Përgjigju
  • Sulo: 06/04/2018 22:24

    Ueee Jari Turika.. e nxori koken nga halja. U cyryk.

    Përgjigju
  • Sifi: 06/04/2018 18:03

    Dhe kur mendon qe ky militant ka qene ne postin e nderuar te presidentit te Republikes eshte tronditese . Vet gjuha qe ka perdorur dhe perdorur tregon nivelin medioker i perzier me bindjet e tij prej kapterri te tij thua qe ky eshte fatkeqesi kombetare ( duke ditur te kaluaren e tij ne shkollen ushtaraje ne vitet 90

    Përgjigju
  • njerez te trash: 06/04/2018 17:20

    kur mendoj qe ti ke qene mor qen prsidenti im me vjen te vjell.po sa te lesht dhe te trash jeni?po sa tradhetar te kombit jeni?qe doni qe kush vret djeg kush shkaterron te behet i perndjekur politik.HAPU DHE HAPU dhe merri keta fundurrina me vete.mjere ne qe na rat ne pjes ju.nje pjes e qelbur e shoqeris .

    Përgjigju
  • D.m.th: 06/04/2018 16:14

    Sipas teje o Bujo kushdo qe djeg,shkaterron pronen, qofte shteterore apo private, ne varesi te arsyes perse e shkaterron duhet te klasifikohen si te perndjekur politike? Me kete nuk dua te them se banoret e Kukesit nuk kane te drejte,por jo te djegin dhe shkaterrojne,sado i madh te jete deshperimi...Fatkeqesia e popullit shqiptare jeni ju politikanet te gjithe pa perjashtim .Jeni ju qe e "ndertuat" rrugen e kombit trefish me shtrenjte se rruga egnatia ne greqi.U mburret se è "ndertuat"me shpejte DHE VODHET ME SHUME.Beni krahasimin e standarteve ndermjet te dy rrugeve dhe aty qendron e verteta è vjedhjes.Shume hipokrizi..ngrihesh dhe na flet per te perndjekur politike.Kush?! Ti dhe kasta politike duhet te perfundoni te gjithe ne BURG....E NDJEJ PER FYERJE QE TI DHE PASUESI JOT JENI PRESIDENTET E MI..Fatkeqesi per ne shqiptaret qe udhehiqemi na keta politikane....

    Përgjigju
  • Prandaj: 06/04/2018 15:09

    Te ka bo zoti ty sakat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës