Të çmendur pas shpejtësisë e mjeteve të luksit, TikTok 'pushtohet' nga videot e të rinjve me mbi 270 km/h! Shoferi i ri: Është rrezik, por më jep adrenalinë

“E di që është rrezik, por me jep shumë adrenalinë”, e nis videon e tij në TikTok një i ri shqiptar që shfaqet duke kryer manovra të rrezikshme nga njëra karrexhatë në tjetrën dhe shpejtësia shkon deri në 171 km/h.

Video është hedhur pas aksidentit tragjik te rreth rrotullimi i TEG-ut ku humbën jetën 3 të rinj nga 20 deri në 23 vjeç. Në një tjetër video shfaqen 3 të rinj, të cilët lëvizin me shpejtësi në zonë të banuar, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por edhe të kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tjera. I riu ka zgjedhur ta shoqëroj videon me diçiturën “kur të kap 5 minutëshi”, brenda makinës ka shumë tension, njëri prej pasagjerëve paralajmëron për rrezikun në parakalimet në kthesa.

Më tej, në TikTok të shfaqen pafund video të tjera të rinjsh që lëvizin me më shumë se 250 km/h, edhe brenda tunelit të Kalimashit, njëlloj si në këto sekonda të xhiruara nga viktima Klevis Ruçaj, i cili po ashtu ka kaluar 270 km/h.

Ka edhe nga ata të çmendur që me më shumë se 200 km/h drejtojnë makinën vetëm me një dorë, me tjetrën filmojnë në TikTok dhe e përshkruajnë thjesht me diçiturën “flakë”.

Pjesa më e madhe e videove i kanë të bllokuara komentet, por në ato pak që kanë lejuar ndjekësit e tyre të komentojnë bie në sy që një pjesë, të prekur edhe nga aksidenti i fundit, apelojnë për kujdes. “mami dhe babi po të presin në shtëpi”, “lëre adrenalinën, por mendo për ata që të presin në shtëpi” apo “adrenalina jote rrezikon jetën e të tjerëve”.  Disa mbështesin në çmendurinë e tyre të shpejtësisë “të kuptoj shumë mirë vëllaçko”, “duke jetuar ëndrrën time”, “një jetë kemi, jepi gaz”.

Shumica e videove janë të xhiruara në autostradën Tiranë-Elbasan, afër rreth rrotullimi të TEG-ut, aty ku shpejtësia i mori jetën të enjten 3 të rinjve, shoferi 20-vjeçar Klevis Ruçaj dhe 2 mikeshave të tij pasagjere, Sikela Perroj dhe Erisilda Abedini. Në videot e kamerave të sigurisë dallohet që 20-vjeçari ka tentuar të frenojë, por shpejtësia e madhe nuk e fali, duke përfunduar në anën tjetër të rrugës për të përplasur një tjetër mjet që ishte në lëvizje dhe murin anësor.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 13/03/2023 09:46

    shteti urgjent masa per adoleshentet sidomos ...se do jete vone pastaj

    Përgjigju
  • Liku: 12/03/2023 18:36

    Policia nuk kryen detyrën eshte jashte loje.

    Përgjigju
  • Shokutarras: 12/03/2023 18:17

    Nuk mbahet nje vend me polica, se ashtu nuk do mjaftonte as raporti nje polic nje person, e as barrierat qe perballojn goditjen e raketes. Kryesore esht edukata dhe shkollimi, qe fillon nga familja e pastaj tek shkolla. Per sa kohe prinderit jan fismidhje dhe i krijojn mundesi te tallin riken neper rruget e shqiperis, me makina te fundit, xhepat me leket e vjedhura nga shqiptaret, dhe i nxjerrin nga burgu apo ja rimarrin patenten me mik, kjo situate do vazhdoj pafundesisht. Nuk ka ca i ben as policia e as makina intelegjente moterq**ave, se ne fund te dites prap nga njerezit kontrollohen keta. Vazhdoni edukojini femijet kshu se neper pllaka mermeri do ja lexoni emrat...

    Përgjigju
    • Or tej: 13/03/2023 09:19

      Prinderit nuk kane kohe se e kane mendjen mbas dashnorve/dashnoreve or teeeejjjjj

  • uylli: 12/03/2023 17:31

    ashtu ecni me 200 km/ore te shkoni te gjithe per lesh,,,,,rrace e poshter.....rrace e degjeneruar,,,,rrace kopilash....

    Përgjigju
  • Fadili: 12/03/2023 16:12

    Minimumi 2 vjet burg dhe 3 vjet heqje patente konfiskim makine dhe 1000 euro gjobe

    Përgjigju
  • Xhixhi: 12/03/2023 15:28

    Ku i ka "makinat inteligjente" Blendi cuci qe me kaq pompozitet i reklamoi? Gjithe ajo ceremoni, gjithe ato fjalime, gjithe ata persobalitete, mbrapa ministrise se brendendeshme! Apo jane te zene duke kap noi hallexhi qe ka noi llampe te djegur.

    Përgjigju
  • Ermir: 12/03/2023 15:20

    Pune pabuksish qe deri dje hanin trahana per dreke , ptuu rrace muti se e dhjete kete vend . Kaluan nga gomari ne makine keta lyrashet dhe ju duket se kane prekur henen me dore.Njoh femije te ca tipave qe i blejne keta muterit si fis qe levizin me fiat Punto apo Smart , kane prinder ata jo ordinera qe i kane bere leket me hahash ose duke ju punuar neper semafore mamate ketyre legenave te Tik Tokut.

    Përgjigju
  • Maks: 12/03/2023 13:42

    Ky eshte brezi me i keq qe po rretet Prinderit po i deshe a femijet e tyre mos tju lene makina ne dore Dhe myndesisht ti fusin ne pune urgjentish

    Përgjigju
  • Fshati: 12/03/2023 13:34

    Videot dhe artikujt ne gazeta nuk kane asnje vlere ne qofte se nuk ka nje strukture shteterore qe i ndjek. Nuk duhet te jete shume e veshtire, makinat qe shkojne mbi 210 km/h jane te rralla.

    Përgjigju
  • Turi: 12/03/2023 13:06

    Ishalla sa me shpejt me ate shokun e Tegut dhe beni gara ayje lart. Eshte goxha autostrade atje siper,mos te merrni ne qafe te pafajshmit ketu. Amin sa me shpejt

    Përgjigju
    • emra: 12/03/2023 14:52

      keta i kane autostradat aty poshte ... se aty lart ca me pak. po shume mire qe e ka mare ne dore ligji i Darvinit tashti dhe per jave kemi kemi ogituaret e ketyre fyejve. cfare kusuri ata qe e perdorin rrugen per punet e tyre te perditeshme.

  • Rrumullaku me cepa: 12/03/2023 12:43

    Arrestoji kto plera se i njohin dhe i shohin te gjithe, Por i japin leke shefave te qarkullimit dhe policise Shpetojne me nje gjobe per rryp !!! Shtet dhe polici me plere ska pase qe nga koha skenderbeut..

    Përgjigju
    • Qazim2: 12/03/2023 14:40

      Rrumullaku kshu e gjeti policine! Por eshte veshtire, Rama tha mos kete postblloqe, shqipeonjat thane do shkrihen, e si t’ja bojm?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja