‘Të dashuruar pas detit’, Vlora tërheq turistët francez: Të mrekulluar nga natyra dhe bujaria shqiptare (VIDEO)

VLORË- I preferuar për natyrën dhe bukuritë që ofron bregdeti Jon,  Dhërmiu këtë vit është kthyer destinacion jo vetëm për pushuesit e rinj vendas, por edhe turistët e huaj francez.

Të ardhur pas një turi udhëtimi nga Mali i Zi, ndalesa e radhës për grupin e turistëve francez të moshës së tretë ishte Shqipëria, vend të cilin nuk e kishin vizituar kurrë më parë. 

Të impresionuar nga bukuritë malore dhe deti i vendit tonë  thonë kanë dëshirë të kthehen sërish në Shqipëri .

“Kombinimi mal, det, energjia, të rinjtë dhe shpresa për të jetuar e bën tejet të këndshme si vend. Bujaria e Shqiptarëve e bën atë të adhurueshëm”, shprehet një turiste.

“Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm. Nuk e dimë nëse do të kthehemi sërish, por jemi plotësisht të mahnitur themi  se Shqipëria ka një të ardhme të bukur përpara me këto karakteristika! Është një vend që sapo ka filluar të hapet drejt turizmit dhe është shumë natural”, thotë një turist tjetër francez.

Numri i lartë i vizitorëve të huaj dhe vendas e ka kthyer vitet e fundit, qytetin bregdetar të Vlorës në një metropol dhe kryeqytet të turizmit. Nisur prej më shumë se një muaji ky sezon turistik veror do të zhvillohet duke respektuar rregullat e distancimit fizik dhe mbrojtjes nga COVID- 19.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja