Me batuta iu referua Edi Rama mënyrës se si, sipas tij, duhet të funksionojë integrimi gradual në Bashkimin Europian. Duke i quajtur vendet kandidate “7 fëmijët e Ursulës”, kryeministri tha se ato duhet të ulen në tryezën e BE-së ndërsa përmbushin kriteret, duke fituar të drejtat e anëtarësimit për çdo kapitull që mbyllin.

“Kur Helmut Kol shkoi në ‘Potsdamer Platz’’, në sheshin Potsdamer dhe muri ishte kishte rënë, ishte rrëzuar, nuk u tha bashkëatdhetarëve gjermano-lindorë, “tani jeni të lirë, po ka nja 33 kapituj që duhet t'i kaloni përpara se sa të bashkohemi’’. Ai iu tha, “ne jemi bashkë”. Kështu që në tryezën time gjërat do të ishin shumë të thjeshta. Të gjitha vendet, 7 ‘’fëmijët’’ e Ursulës duhet të përmbushin sipas rregullave çdo kriter. Duhet të ndjekin rregullat për çdo kapitull dhe duhet t'i bëjnë ballë të gjithë procesit neurotik të ‘’makinerisë’’ prej 35.000 grash e burrash që është makineria më e pamëshirshme burokratike që ka krijuar njerëzimi sepse duhet të marrin një leje drejtimi, një patentë dhe këtë nuk ia jep dikujt se thjesht të pëlqen, por ajo çfarë duhet të ndryshojë është rrezja, radha e veprimit. Jo më parë 33 kapituj dhe pastaj vendimi politik. Jo. Së pari të shtatët përfshrë Ukrainën duhet të vijnë dhe të ulen rreth tryezës si fëmijët e Ursulës, por si fëmijë duhet të dëgjojnë ‘’babain dhe nënën’’, Gjermaninë dhe Francën dhe pastaj ‘’tezen’’, Italinë dhe pastaj gjithë pjesën tjetër dhe pastaj duhet të sillen mirë, por duhet të jenë aty në Këshillin e Bashkimit Evropian rreth asaj tryeze dhe ndërkohë që përmbushen sipas rregullave kriteret, çdo kapitull që përmbyllin i bën anëtarë brenda suazës së atij kapitullit.

Për shembull, për t'u kthyer pyetjes së zonjës që tha ‘’e njoh shumë mirë Shqipërinë’’. Urime unë nuk e njoh aq mirë Shqipërinë, ende. Megjithatë kjo është, mbyll për shembull kapitullin për shkencën, kulturën, arsimin dhe tani dhe për atë bëhesh anëtar, ke të njëjta të drejta dhe kështu duhet të vazhdojë. Dhe kësisoj gjithkush që do të marrë më shumë nga tryeza i jep më shumë tryezës, por duhet të jenë të pranishëm aty", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama nga Italia: Integrimi gradual, e vetmja mënyrë për të hyrë në BE! Serbia më mirë në tryezën e Unionit, sesa t’i bëjë funeral shtetëror ‘kasapit’ Mlladiç (VIDEO)