Të dehur e me shpejtësi tej normave, policia gjobit 8102 drejtues mjetesh për një javë, 11 në pranga

Policia ka vënë në pranga 11 drejtues mjetesh dhe 9 të tjerë janë vënë nën hetim pasi kanë qenë duke udhëtuar nën efektin e alkoolit dhe me celular në dorë. 

Konkretisht: 

▫️5 persona janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur;  

▫️2 persona janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në efektin e lëndëve narkotike;

▫️ 4 persona janë arrestuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. 

Gjithashtu, janë vendosur 8102 gjoba në javën që lamë pas, kryesisht për shkelje që janë burim aksidenti. 

▫️Janë vendosur 203 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara;  

▫️Janë vendosur 469 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit; 

▫️ 468 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha; 

▫️ 1158 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;  

▫️Janë vendosur 80 masa administrative, për xhama të errësuar; 

▫️Janë vendosur 446 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

▫️ Janë bllokuar 9 automjete.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim