LAÇ- Kanë kaluar më shumë se 3 vite nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019-të, në qytetin e Laçit ka nisur puna për shembjen e 3 pallateve të tjera të dëmtuara nga lëkundjet sizmike.
Në këtë objekt kanë jetuar banorë gjatë kësaj periudhe, por pas verifikimeve të thelluara u vendos që të shemben për t’i hapur rrugë rindërtimit. Ndërkohë, gjatë ditën së sotme qytetarë të moshave të ndryshme janë pranë inerteve të këtyre objekteve në kërkim të materialeve për skrap, duke rrezikuar dhe jetën.