Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar sot katër personave, të gjithë banues në Shkodër, të plotësojnë formularët e vetëdeklarimit të pasurisë, pasi dyshohet t'i kënë vënë nga veprimtari të paligjshme si krim i organizuar apo krime të rëndë.

Konkretisht do të kenë afat 48 orë për të plotësuar formularët me shkrim Ladio Braci, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata Kriminale”. Artur Ndoja, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Kristian Selimi, i dënuar për  veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Abedin Bajraktari dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Përgjigjet e marra nga formularët e vetëdeklarimit do ti dërgohen më pas Strukturës së Posaçme të Anti Korrupsionit.