Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularët e vetëdeklarimit të pasurive tre personave banues në Korçë, Pogradec dhe Vlorë, pasi mendohet se mund ta kenë vënë nëpërmjet aktiviteteve kriminale.

Konkretisht formularin me shkrim brenda 48 orëve do të jenë të detyruar ta plotësojnë Asllan Hysa, banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Erand Malo, banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Liridon Gjana banues në Vorë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Përgjigjet do ti dërgohen Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion për verifikim.