Operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur ditën e sotme në qarkun e Gjirokastrës, ku u ka kërkuar justifikimin e pasurisë 4 personave të dënuar më parë për trafik dhe kultivim të lëndëve narkotike.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Mirald Meça, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Kreshnik Gërveshi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Ali Basha, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Raul Skënderi, banues në Tepelenë, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
4 të dënuarit kanë kohë 48 orë për t'iu përgjigjur me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
-
Gjithmone publikojne kujt ia dergojne formularet por asnjehere nuk japin me pas se cfare ndodh pasi plotesohen formularet. Nuk e kam per rastin ne fjale por per raste te kaluara qe smerret vesh me pas asgje se cfare ndodh! Dini ndonje rast qe ka vazhduar procedura me tej???
Përgjigju










Komente
Komento