Të dënuar për trafik droge dhe prostitucion/ OFL u dërgon formularin 3 'të fortëve' në Tiranë

Të dënuar për trafik droge dhe prostitucion/ OFL u dërgon formularin 3 'të fortëve' në Tiranë

Foto ilustruese

TIRANË- OFL-ja ka zbarkuar në Tiranë ku i dërgon formularin e pasurisë tre të dënuarve për trafik narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Mësohet se u është dërguar formulari Gëzim Alimehmeti, Artur Koleci (Çartis) dhe Edmond Shkalla. 

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

"Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Gëzim Alimehmeti, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;

-Artur Koleci (Çartis), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Edmond Shkalla, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë", njofton policia. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston