Të dënuar për vjedhje dhe drogë! OFL u dërgon furmularët katër personave, banues në Tiranë, Përmet dhe Lazarat

Të dënuar për vjedhje dhe drogë! OFL u dërgon furmularët katër personave, banues në Tiranë, Përmet dhe Lazarat

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularët e vetëdeklarimit të pasurive katër personave që banojnë në Tiranë, Përmet dhe Gjirokastër, pasi dyshohet se mund ta kenë vënë me veprimtari kriminale.

Konkretisht formularët me shkrim do të jenë të detyruar ti plotësojnë Erdi Oshafi, banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për veprën penale "Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Gentian Elmazi banues në Përmet, i dënuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". Gjylystane Elmazi, banuese në Përmet, e dënuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Selfo Skënduli, banues në Lazarat, Gjirokastër, i dënuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". Përgjigjet e këtyre formularëve më pas do ti kalojnë Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion për verifikim.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kryepeshkopin, mban fjalim edhe mbesa e Anastasit! Ceremonia drejtohet nga Patriarku Bartolomeu

Lamtumira për Kryepeshkopin, mban fjalim edhe mbesa e Anastasit! Ceremonia drejtohet nga Patriarku Bartolomeu