Të dënuar për vjedhje me pasojë vdekje dhe trafik droge, OFL u dërgon formularin e pasurisë 3 personave nga Durrësi e Vlora
Operacioni Forca e Ligjit
Operacioni Forca e Ligjit u kërkon 3 personave të deklarojnë pasuritë e tyre.
"Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
E.(I.) F., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
I. K., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;
Sh. K., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë." - njoftimi i policisë.
Lajm në përditësim...
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.7%
-
Jo
28.7%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2134
Lajme të tjera
-
Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, vjedh makinën sapo del nga burgu! Liria i zgjat vetëm për 24 orë
25 Prill, 18:20
-
Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari
25 Prill, 16:53
-
I shpallur në kërkim për grabitjen e kryer në 2016, arrestohet 42-vjeçari në Elbasan
21 Prill, 15:14
-
Lezhë, autor i katër vjedhjeve në banesa, arrestohet 47-vjeçari (EMRI)
20 Prill, 12:45
-
Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri
18 Prill, 12:03
-
Librazhd, vodhën para në një biznes, kapen dy të rinj, shpallet në kërkim një tjetër
13 Prill, 10:53
-
Durrës, tentoi të vidhte një pikë këmbimi valutor, vihet në pranga 30-vjeçari, sekuestrohet pistoleta lodër
13 Prill, 10:34
-
Elbasan, zbardhen dy vjedhje kioskash, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër (EMRAT)
6 Prill, 13:14
-
I vodhën kartat bankare dhe para një personi, dy në pranga në Vlorë
4 Prill, 14:45
-
Megaoperacion në Greqi, 69 shqiptarë të arrestuar dhe të shpallur në kërkim! Nën akuzë për 480 vjedhje, sekuestrohen mbi 73 mijë euro (EMRAT)
4 Prill, 13:28
-
Tiranë, theu masën e arrestit në shtëpi dhe vodhi dy celularë në Unazën e Re dhe Rrugën e Kavajës, arrestohet 41-vjeçari
2 Prill, 13:05
-
Greqi, arrestohet shqiptari, akuzohet për 7 vjedhje banesash! Në kërkim bashkëpunëtori
1 Prill, 13:46
Atyre te Taivanit kur do ua coni letrat apo kur te skadoje ligji.
Përgjigju