Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar sot katër personave të plotësojnë formularin e deklarimit të pasurisë, pasi dyshohet ta kenë vënë me aktivitete të palgjishme.
Konkretisht Hasan Albrahimi, banues në Fushë-Krujë dhe i dënuar më parë për 'prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim. Për të të njëjtën akuzë është i detyruar të plotësojë formularin edhe Muharrem Kulla, banues në Krujë.
Ndërkohë Agim Hëna është një tjetër person që do të plotësojë formularin, pasi dyshohet se pasuria e tij është vënë nëpërmjet veprimtarive kriminale. Gjykata e Krujës këtë shtas banues në Fier e ka dënuar për 'vrasje me paramendim' dhe 'armëmbajtje pa leje'.
Po kështu edhe Abaz Berhami, i dënuar nga gjykata e Krujës për 'vrasje me paramendim' do të plotësojë formularin.