Të dënuar për vrasje, drogë dhe kanosje për dhënie pasurie! OFL u kërkon të deklarojnë pasurinë katër personave në Shkodër

Të dënuar për vrasje, drogë dhe kanosje për dhënie pasurie! OFL u kërkon të deklarojnë pasurinë katër personave në Shkodër

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar sot katër personave banues në rrethin e Shkodrës të plotësojnë formularët e vetëdeklarimit të pasurisë, pasi dyshohet ta kenë vënë me aktivitet kriminal.

Konkretisht bëhet fjalë për Fran Marinaj, banues në Malësi të Madhe, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”. Dorian Dulaj, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Mondi Ramaj banues në Velipojë, Shkodër, i dënuar në Itali, për veprën penale “Vjedhja e kryer në rrethana rënduese” dhe Gëzim Vajushi, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. 

Këta shtetas do jenë të detyruar ta plotësojnë formularin me shkrim brenda 48 orëve dhe më pas përgjigjet do t'u dërgohen Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 17/07/2020 16:45

    Kjo OFLja po me duket si shkum sapuni,nuk po shihet asnje arrestim vetem shou.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë