GREQI - Kërkoheshin prej dy vitesh nga drejtësia shqiptare për vrasje, prangosen në Greqi. Të arrestuarit e shumëkërkuar janë vëllëzërit pukjan, Anton dhe Sokol Përmarkaj, ndaj të cilëve ka një vendim gjykate nga Gjykata e Pukës që i dënon më burgim të përjtshëm.

Ende nuk ka të dhëna nga policia e vendit fqinj për detajet e arrestimit. Dy vellezërit së bashku më vëllanë tjetër, Bardhokun dhe djalin e xhaxhait Franin akuzohen si autorë të masakrës së Qafë-Qielzës në Pukë, ngjarje e ndodhur dy vitë më parë.

Anëtarët e fisit Përmarkaj pas një sërë konfliktesh verbale për motive pronësie, mesditën e 29 qershorit në fshatin Merdhac të Pukës kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një mikrobuzi ku ndodheshin disa pjesëtarë të fisit Markaj. 

Breshëritë e pumbave i kanë marrë jetën vëllezërve, Paulin e Hilë Markaj. Plumbat nuk kursyen as bashkëshortet e dy velleërve, Tone dhe Angjelina Markaj, të cilat mbeten të plagosura si dhe nipin e tyre i cili gjithashtu mbeti i plagosur.

Ndërsa dy vite pas kësaj masakre Gjykata e Pukës dënoi në mungesë më burgim të përjetshëm, vellezërit Anton e Sokol Përmarkaj, ndërsa më 23 vite burg vëllanë e tyre, Bardhukun dhe me 23 vite djalin e xhaxhait Fran Përmarkaj.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)