Shtyhet në Gjykatën Kushtetuese seanca me objekt shfuqizimin e ligjit të dekriminalizmit që është ankimuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon rikthimin e të drejtës së votës dhe mundësisë për tu zgjedhur të personave të dënuar apo atyre që preken nga ligji i dekriminalizimit.
Përfaqësuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit u shpreh për mediat se "Objekti jonë nuk ka të bëjë me subjektet që preken nga dekriminalizmi.
Por ligji për të drejtën e votës për të dënuarit, është antikushtetues.
Kemi paraqitur argumentet edhe para miratimit të ligjit të dekriminalizmit"
Sipas ligjit të miratuar të burgosurve u hiqet e drejta e votës nga ligji i dekriminalizimit.
Shkak i shtyrjes ka qenë mos formimi i trupit gjykues në Kushtetuese.
Ankimi ndaj ligjit të dekriminalizimit në Gjykatën Kushtetuese bëhet për herë të dytë pasi pak kohë më parë ky ligj u ankimua dhe nga ish kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi.
Por padia e tij nuk u shqyrtua pasi sipas gjykatës ai nuk legjitimohej për të ankimuar ligjin si antikushtetues.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com