Të dhënat e INSTAT, ulet me 2/3 vdekshmëria nga aksidentet rrugore në një dekadë

Të dhënat e INSTAT, ulet me 2/3 vdekshmëria nga aksidentet rrugore në një dekadë

Foto ilustruese e një aksidenti rrugor

Nga të dhënat zyrtare të INSTAT-it, rezulton se para një dekade u regjistruan 322 vdekje në vit nga aksidentet rrugore. Ndërsa vjet u regjistruan vetëm 181 vdekje – një ulje prej 44%. Por kur llogaritet vdekshmëria si raport i vdekjeve me numrin e automjetevet në qarkullim, ulja është dramatike – plot 68% (shihni grafikun shoqërues).

Ndër faktorët që mund të kenë ndikuar në këtë ulje dramatike të vdekshmërisë për një dekadë, mund të jenë rritja e gjobave për rripin e sigurisë dhe alkolin në timon (si dhe zbatimi i tyre me më rigorozitet nga policia rrugore), përmirësimi i rrugëve dhe sinjalistikës rrugore, si dhe kufizimi i aksesit të kalimtarëve dhe çiklistëve në rrugët kombëtare.

Një faktor për uljen e mëtejshme të vdekshmërisë rrugore mund të jetë rritja e gjobave për përdorimin e celularit në timon (si dhe zbatueshmëria e tyre nga policia rrugore).

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë