Deputetja e Partisë Demokraitke, Albana Vokshi tregoi një shkresë të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, për të treguar që Ministria e Shëndetësisë mbledh të dhëna perosnale në shkelje të ligjit.

Vokshi tha se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndryshe nga urdhri i Komisionerit, vazhdon ti marrë të dhënat perosnale të stafit shëndetësor por dhe të pacientëve me urdhër të kryeministrit Rama.

Qëllim, sipas demokratëve është përdorimi i këtyre të dhënave për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Legjislacioni në fuqi e ndalon rreptësisht përdorimin apo përpunimin e të dhënave pa ditur qëllimin. As pacientët, as punonjësit e administratës, nuk janë informuar mbi qëllimin dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave. Ata janë shantazhuar dhe kërcënuar me pushime nga puna, nëse nuk plotësojnë tabelën e dërguar nga zyra e Ramës, tabelë në të cilën ndodhen të dhënat personale që do t’i shërbejnë Edi Ramës për operacionin e paligjshëm të blerjes së votës apo intimidimit të votuesve.

Albana Vokshi, deputete e PD