Të dielën e 30 marsit kthehet ora verore! Akrepat shkojnë 60 minuta para, flemë një orë më pak por kemi më shumë ditë

Të dielën e 30 marsit kthehet ora verore! Akrepat shkojnë 60 minuta para, flemë një orë më pak por kemi më shumë ditë

Natën mes të shtunës dhe të dielës, 30 mars 2025 akrepat e orës shkojnë 60 minuta para duke shënuar zyrtarisht rivendosjen e orës diellore. Në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës akrepat u zhvendosen 1 orë përpara në 03:00.

Tani mund të shijojmë një orë më shumë dritë, por humbasim gjashtëdhjetë minuta gjumë, gjë që mund ta ndjejmë në ditët e para. Kompjuterët dhe pajisjet e lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërkohë që është e nevojshme të korrigjoni manualisht kohën e treguar nga orët analoge.

Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit ku akrepat do të ndryshojnë sërish 60 minuta. 

Ndryshimi i orës për disa sjell shqetësime ndaj ekspertët, si çdo vit, ofrojnë disa këshilla të ngjashme me ato që përdoren për të përballuar shqetësimet e vogla që lidhen me ndryshimin e stinës.

Mos i jepni shumë rëndësi disa problemeve të vogla të shëndetit. Pak dhimbje koke, përgjumje mungesë përqendrimi dhe pak nervozizëm nuk duhet t'ju shqetësojnë: këto janë bezdi të cilat  zhduken brenda pak ditësh.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Përplasi me makinë 3-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferja 44-vjeçare në Tiranë

Përplasi me makinë 3-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferja 44-vjeçare në Tiranë