Këtë të diel, Korça do të presë “Korça Marathon 2026”, një nga aktivitetet sportive që do të sjellë në qytet garues dhe vizitorë, duke e kthyer qytetin në qendër të vëmendjes sportive.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video nga përgatitjet e maratonës, ndërsa u shpreh se Korça do të vrapojë mes energjisë së garës dhe bukurisë së qytetit.

 “Mirëmëngjes dhe me Korçën që të dielën do të vrapojë nën ritmin e Korça Marathon 2026, mes energjisë së garës dhe bukurisë së qytetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.