Përfaqësuesja e Shqipërisë në OKB, Filloreta Kodra fillimisht ka theksuar përparimet që janë bërë në Shqipëri në këtë fushë, qoftë në pozicionin e gruas dhe barazinë gjinore, respektimin e të drejtave të komunitetit LGBT, situatës në burgje, respektimin e të drejtave të minoriteteve etj.
Kodra ka renditur më tepër arritje, pa cekur problematika dhe ka shtuar "se të drejtat e njeriut në Shqipëri në fund të fundit janë një proces".
Nërsa një anëtar i seancës vuri me shpatulla për muri Kodrën, duke i kërkuar që, në emër të qeverisë shqiptare të japë përgjigje për këto pyetje: "Cili ka qenë rezultati i hetimeve mbi 21 Janarin? Po për gjakmarrjen? Pse 40% të rekomandimeve të Avokatit të Popullit për hallet e njerëzve mbeten pa zgjidhje?
A përhapen publikisht sa duhet çështjet që ngrë Avokati i Popullit? Pse u vonua nga Parlamenti zgjedhja e tij dhe a është e vërtetë, që ka presion mbi këtë institucion? Po vërejtjet mbi trajtimet në burgje, a janë marrë parasysh?
Këto dëshmojnë për mungesë serioziteti nga qeveria shqiptare". Këto kanë qenë disa nga pyetjet dhe konstatimet mbi të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, thënë gjatë seancës së sotme të OKB-së në Gjenevë.
ORA 15:30 - OKB KËRKON PËRGJIGJE PËR 21 JANARIN, GJAKMARRJEN, BURGJET, AVOKATIN E POPULLIT
Drejtuesi i senacës, N.Rodley, pas fjalës së Kodrës theksoi se "kemi kërkuar përgjigje me shkrim për shumë çështje nga Shqipëria, kemi marrë nga Shqipëria përgjigjet me shkrim, por e kemi të pamundur t’i kemi të përkthyera ato nga Shqipëria, që të kuptonim esencën e këtyre përgjigjeve".
Ndërsa një tjetër anëtar, mori fjalën më pas dhe vuri me shpatulla për muri Fillareta Kodrën, duke i kërkuar që në emër të qeverisë shqiptare të japë përgjigje fillimisht për dukurinë e gjakmarrjes: "Duam të dimë sa familje janë të ngujuara. Sidomos fëmijët e ngujuar, që s’mund të shkojnë në shkollë? Çfarë po bën qeveria juaj të paktën për këto familje?"
Më pas ai ka pyetur për trajtimin e institucionit të Avokatit të Popullit, 40% të rekomandimeve të të cilit mbeten pa zgjidhej nga institucionet shtetërore, por edhe mbi ankesat mbi trajtimet në burgje.
PYETJET NË OKB PËR QEVERINË SHQIPTARE:
Doja të dija mbi Avokatin e Popullit, zyra numër 2 për të drejtat e njeriut, për të respektuar dhe mbrojtur qytetarët. Është për të ardhur keq, që Parlamenti shqiptar nuk arriti të zgjedhë dot Avokatin e Popullit gjatë gjithë vitit 2012, gjë që zvarriti dhe pengoi, që ky institucion të kryente misionin e tij kushtetues.
Avokati i Popullit duhet të jetë me Kushtetutë i pavarur, i paanshëm, që të kryejë detyrimet e tij në mënyrë efiçente. Vetë Avokati i Popullit na ka dhënë informacion për të drejtat e njeriut në Shqipëri, por nuk e kemi marrë këtë informacion nga autoritetet.
Ai ka bërë dy raporte të përvitshme në 2012, 2013, raporte të cilat janë shenja pozitive dhe shenjë e paanshmërisë së këtij institucioni.
Për sa i përket burimeve që i jepen Avokatit, përgjigja nga shteti është paksa për t’u kritikuar, pasi burimet përgatiten nga Ministria e Financave dhe miratohen nga Parlamenti.
Duam të dimë, nëse kërkesa që bën Avokati për burimet që i duhen, a merret parasysh nga financat dhe miratohen nga parlamenti? A i ka të gjitha mjetet e nevojshme për të bërë punën e tij Avokati i Popullit?
A është e vërtetë, që Parlamenti ka bërë presion indirekt për të ushtruar presion ndaj Avokatit për të reduktuar stafin e tij dhe kryer punën e tij?
Kemi marrë disa ankesa nga Avokati për sa i përket shkeljeve të të drejtave civile dhe masat që janë marrë për këto shkelje. S’kemi marrë asnjë informacion shtetëror në lidhje me këto.
Më shumë se 5000 ankesa në 2012, një sërë rekomandimesh në institucione shtetërore dhe Avokati i Popuillit bën rekomandime, nuk zgjidh.
40% e rekomandimeve nuk janë marrë parasysh. Transparenca dhe llogaridhënia janë kushte, se do krijohej kultura e pandëshkueshmërisë. Duam të dimë pse 40% nuk janë marrë parasysh. Kjo do të thotë që rekomandimet nuk merren seriozisht.
Avokati i Popullit ka raporruar edhe për 21 janarin dhe ka theksuar nevojën për hetim të thelluar të atyre ngjarjeve. Cili ka qenë rezultati i këtyre hetimeve dhe personave të përfshirë në provat IT e kryeministrisë?
Avokati i Popullit ka raportuar për mbingarkesën e burgjeve dhe kushtet e vështira në burgje. Doja të dija sa janë marrë parasysh rekomandimet e tij lidhur me këtë?
Po rekomandime për shkelje të vazhdueshme për të drejta politike dhe civile, që nuk kanë gjetur zgjidhje nga shteti. Avokati i Popullit ka nxjerrë raporte specifike për të drejtat e njeriut, si dhuna në familje, për komunitetin rom në Shqipëri.
A mund të na garantojë delegacioni shqiptar këtu, se janë marrë seriozisht të gjitha këto raporte. A mund të na thotë, se raportet e Avokatit përhapen në mënyrë masive publikisht?
ORA 15:00 - KODRA: KEMI PROGRES TEK TË DREJTAT E GRAVE, NË BURGJE, NË MINORITETE
"Shoqëria është angazhuar për vite me radhë për të forcuar rolin e gruas jo vetëm në familje, por dhe shoqëri dhe ka pasur shumë përmirësime kohët e fundit në luftën kundër dhunës brenda familjes dhe këto rekomandime janë përkthyer në masa konkrete", ka theksuar Kodra. Për respektimin e të drejtave të komunitetit LGBT, Kodra vërejti se "gjuha që përdoret nga policët, apo dhe politikanët kundër këtij komuniteti lë për të dëshiruar".
"Në një periudhë prej 20111-2013 ka një përmirësim të vazhdueshëm për sensibilizimin e opinionit publik për sa i përket rolit të gruas. Në anën tjetër, mekanizmi për barazinë gjinore vazhdon të forcohet. Janë bërë shumë rekomandime, që janë implementuar nga strukturat përkatëse. Kemi një rrjet të barazisë gjinore për të zbatuar ligjin për barazinë gjinore. Për sa i përket viktimave duhet të përmendim mekanizmat në nivel lokal për asistencë të menjëhershmendaj viktimave nga dhuna në familje", raportoi Kodra.
Për sa i përket dhunës kundër grave, përfaqësuesja shqiptare në OKB ka theksuar se janë bërë ndryshime në Kodin Penal, ku kjo dhunë konsiderohet një krim specifik i ndëshkueshëm me ligj brenda familjes. Kodra ka treguar se Shqipëria ka pasur tre procese zgjedhore dhe reformat kanë përmirësuar të drejtën e votës dhe për t’u zgjedhur për gratë.
Çfarë kërkohet prej reformës elektorale është të respektohen edhe përkatësitë gjinore. Dhe pas zgjedhjeve të fundit kemi 25 gra në Kuvend. Gratë tani mbajnë poste kyçe; kryetare e Kuvendit, kryetare e inspektoriatit të kontrollit të pasurve dhe në administratën publike gratë dominojnë me 75% dhe si drejtore të përgjithshme zënë 29%, ka theksuar Kodra.
Për sa i përket sistemit gjyqësor, Kodra ka theksuar se "sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut përbëjnë një objektiv kyç për institucionet shqiptare, që janë të orientuara drejt respektimit të të drejtave të njeriut; rritjes së transparencës, llogaridhënies etj. Në drejtësi janë bërë një numër i madh reformash; regjistrimi dixhital apo portali online për verifikmin e pronësive dhe për të kontrolluar ankesat e qytetarëve.
"Kemi rritur transparencën në sistemin gjyqësor dhe një sërë reformash për sa i përket monitorimit, një tjetër arritje është edhe ngritja e klinikave, që japin ndihmë ligjore për qytetarët, që nuk kanë mundësi financiare për të pasur akses në sistemin e drejtësisë. Janë ndërmarrë masa, që shkurtojnë proceset gjyqësore dhe përshpejtojnë procedurat, që zakonisht zvarriten në kurriz të paditësve. Kemi rritur eficencën e gjykatësve dhe cilësinë dhe për rrjedhojë edhe vendimet".
Për sa i përket mbrojtjes së jetës, Kodra ka raportuar se kemi përmbushur rritjen e dënimit për disa krime kundër diskriminimit, si dhe ndryshime të tjera për herë të parë në Shqipëri si; dënimi maksimal me 25 vjet burg është rritur në 35 vjet burg për të garantuar mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe sigurinë publike.
"Jemi të angazhuar për të zbatuar të gjitha konventat dhe të drejtat e të burgosurve parashikohen në rregulloren e përgjithshme të burgjeve, ndërsa rregullat janë pjesë e rregullores së brendshme. Kemi institucione të reja për parandalimin e torturave sipas edhe rekomandimeve të Avokatit të Popullit", theksoi në raportin e saj Kodra.
Për sa i përket inspektimit të burgjeve është zgjeruar objektivi i inspektimeve. Një pjesë e rëndësishme forcimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe çështje organizative. Janë marrë disa masa për t’u garantuar trajtimin të rinjve dhe rehabilitimi për të rinjtë. Qendra të ndryshme brenda këtyre institucioneve dhe masa për personat me probleme mendore, shërbimet sociale kanë shënuar përmirësim për sa i përket disa kategorive si fëmiëjt, jetimët.
Sipas Kodrës, janë miratuar në 2012-n disa masa ligjore si ndihma sociale për fëmijët në nevojë. Për sa i përket ligjit të informimit, ligji për audio-vizuale parashikon që një nga parimet e aktivitetit audio-viziv është e drejta për informim. Ky ligj ka për qëllmi të rregullojë transmetimin audio-vizial. Zhvillmi i të drejtave të njeriu konsiderohet një proces. Bashkë me institutcionet ndërkombëtare të drejtat e njeriut, një aspekt shumë i rëndësishëm. Autoritetet vazhdojnë të përmbushin detyrimet."
ORA 08:39 - SHQIPËRIA, NË KONFERENCËN E TË DREJTAVE TË NJERIUT
Të Drejtat e Njeriut në Shqipëri do të merren në shqyrtim për herë të dytë nga Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, sot dhe nesër, më 15 dhe 16 korrik, në seanca të cilat do të transmetohen drejtpërsëdrejti në Internet.
Sipas Marrëveshjes Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, e cila është një ndër traktatet kryesore ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, Shqipëria duhet t’i nënshtrohet kontrolleve të rregullta të Komitetit për të Drejtat e Njeriut.
Në lidhje me zbatimin e të drejtave të njeriut, hera e fundit që Shqipëria u paraqit përpara këtij Komitetit ishte në vitin 2004. Seancat do rë zhvillohen më 15 korrik nga ora 15:00 – 18:00 dhe në datën 16 korrik nga ora 10:00 – 13:00, me orën e Gjenevës.
Komiteti, që përbëhet nga 18 ekspertë të pavarur, do të zhvillojë një dialog me delegacionin e Shqipërisë mbi pyetje që lidhen me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend.
Shqipëria, si një nga 167 vendet anëtare të Marrëveshjes, i ka dërguar Komitetit një raport mbi zbatimin e detyrimeve të saj për të drejtat e njeriut, e gjithashtu edhe disa organizata jo-qeveritare kanë dërguar raporte për t’u marrë në konsideratë nga Komiteti
(mag/sg/shqiptarja.com)