Të drejtat e PAK/ Leyla Moses: Janë punësuar 267 persona, 40 të tjerë nisën stazh...SHBA të gatshëm të ndihmojë qeverinë shqiptare

Të drejtat e PAK/ Leyla Moses: Janë punësuar 267 persona, 40 të tjerë nisën stazh...SHBA të gatshëm të ndihmojë qeverinë shqiptare

TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA-së, Leyla Moses-Ones ka qenë e pranishme në Projektin e Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar.

Gjatë fjalës së saj, Moses-Ones vuri theksin në dy çështje kryesore, së pari forcimin e ligjit për të respektuar të drejtat e tyre dhe së dyti punësimi i tyre si të barabartë në kompani. Duke folur në gjuhën e shifrave,  e ngarkuara me punë e SHBA-së tha se në nivel vendor, më shumë se 267 persona me aftësi të kufizuara kanë gjetur punë; 40 të tjerë kanë fituar mundësi stazhi, si dhe 226 të tjerë kanë ndjekur kurse të formimit profesional.

Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se FSHDPAK ka siguruar gjithashtu trajnime për më shumë se 120 kompani dhe personelin e tyre se si të përshtasin vendet e tyre të punës në mënyrë që të strehohen personat me aftësi të kufizuara.

"Në nivel vendor, FSHDPAK ka ndihmuar më shumë se 267 persona me aftësi të kufizuara të gjejnë punë; 40 të tjerë kanë fituar mundësi stazhi, si dhe 226 të tjerë kanë ndjekur kurse të formimit profesional. Shifrat e personave që kanë përfituar nga projekti janë edhe më të larta – këto vende pune dhe mundësi ndikuan pozitivisht edhe familjet e përfituesve të drejtpërdrejtë. Dhe këto nuk janë thjesht numra, por janë individë jetët e të cilëve kanë ndryshuar… familjet e tyre kanë ndryshuar.

Për të krijuar momentin e rëndësishëm shoqëror, FSHDPAK ka siguruar gjithashtu trajnime për më shumë se 120 kompani dhe personelin e tyre se si të përshtasin vendet e tyre të punës në mënyrë që të strehohen personat me aftësi të kufizuara. Ata kanë zhvilluar edhe partneritete konstruktive midis OJQ-ve, komunitetit të biznesit dhe organeve qeverisëse. Kjo është përkthyer në ndryshime transformuese në nivelin institucional.

Dua të përgëzoj dhe falenderoj Drejtoreshën Ekzekutive të FSHDPAK Zj. Blerta Cani dhe të gjithë ekipin e FSHDPAK për angazhimin dhe përkushtimin e tyre ndaj kauzës së aftësisë së kufizuar.

Dhe ndërsa është arritur shumë, mbetet ende shumë hapësirë për përmirësim. Ligji duhet të kapërcejë hendekun midis asaj që ekziston në letër dhe çfarë ekziston në të vërtetë dhe që ndikon jetët e njerëzve. Thënë troç: asnjë nga këto nuk ka rëndësi përveç nëse praktika përputhet me politikat në mënyrë që realiteti i përditshëm i personave me aftësi të kufizuara të ndryshohet përgjithmonë. Prandaj kjo veprimtari nuk është thjesht një festim i përparimit të bërë, por një thirrje për veprim që ua bëj të gjithëve në këtë sallë, që të përgjigjen.

Së pari, i bëj thirrje Qeverisë së Shqipërisë të sigurohet që legjislacioni i duhur të jetë i shkruar dhe i zbatueshëm. Mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara është një përpjekje që duhet të tejkalojë linjat partiake dhe të bashkojë zyrtarët në një kauzë të përbashkët. Aftësia e kufizuar nuk diskriminon në bazë të përkatësisë politike dhe këtë nuk duhet ta bëjnë as ligjbërësit apo ligjzbatuesit: kjo është një çështje që i prek të gjithë.

Së dyti, ju bëj thirrje si individë të siguroheni që personave me aftësi të kufizuar t’iu jepen të njëjtat mundësi – në punë ose në kohën e lirë – si pjesa tjetër e shoqërisë. Jini proaktivë – shqyrtoni si mund t’i bëni bizneset dhe vendet tuaja të punës më të aksesueshme për njerëzit me aftësi të kufizuara. Mendoni se si praktikat tuaja të punësimit mund të përshtaten për t’iu dhënë persoanve me aftësi të kufizuara mundësi të barabarta për punësim dhe mundësi të barabarta për t’u trajnuar, për të mësuar dhe për të kontribuar në përparimin e Shqipërisë", tha në fjalën e saj e ngarkuara me punë e SHBA-së, Leyla Moses-Ones.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant usa: 29/11/2019 01:31

    KJO ms Leyla m jeton me difrente words nuk ESHTE ky raliteti amerikan QE kjo duhet TE performoje ne shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë