Të drejtat në punë/ Të rinjtë: Mungojnë kontratat, mjeku i punës, eksperienca në punë

Të rinjtë shqiptarë kërkojnë një punësim të denjë. Gjatë një dëgjese me grupet e interesit në komisionin e punës dhe çështjeve sociale, një ndër problematikat që të rinjtë ngritën ishte mungesa e edukimit dhe këshillimit të karrierës në arsimin publik.

“Në universitete shtetërore mendoj se ky është një problem i madh, sepse nëse ekzistojnë zyrat e karrierës ato nuk funksionojnë mirë, edhe mendoj se mund të zgjidhet. Ka shumë studentë të mirë të cilët studiojnë, por nuk kanë një formim të gjerë rreth edukimit të karrierës ngaqë ky problem vjen që nga gjimnazi që nga lënda e edukimit të karrierës e cila nuk shtrohet mirë në gjimnaz për shkak të stafit jot jo të kualifikuar për shkak të vëmendjes që të rinjtë nuk e marrin sepse e quajnë si lëndë dytësore”-tha një nga të rinjtë.

Ndër problematika të tjera të rinjtë propozojnë të përmirësohen janë:

Ndërkohë zv/ministrja e financave Dajna Sorensen u shpreh se programi për punësimin është i fokusuar edhe tek personat vulnerabël.

“Programet e nxitjes së punësimit në parim janë të konceptuara si programe që janë në mbështetje të të rinjve dhe nuk janë incentiva financiare për biznesin. Programet e nxitjes së punësimit targetohen për ata të cilët janë më vulnerabëlit në tregun e punës. Janë personat me aftësi të kufizuar, nëse je e re, rome dhe me aftësi të kufizuara je akoma më larg tregut të punës”-u shpreh zv.ministrja e financave.

Të rinjtë kërkuan që të kenë të drejta të barabarta ne pune si bashkëmoshatarët e tyre europian.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja