'Të flisje për biçikletat para 6 vitesh në Tiranë ishte tabu', Veliaj: Korsitë e dedikuara kanë shtuar përdoruesit e tyre (VIDEO)

“Doctor Bike” është një ndër stacionet unike të përdoruesve të biçikletave, sidomos atyre elektrike.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, bashkëbisedoi në mjediset e këtij biznesi të themeluar nga dy të rinj, me një grup të rinjsh përdorues të biçikletave, por edhe frekuentues të kësaj hapësire, ku u shpreh krenar që sot korsitë e dedikuara të biçikletave janë kthyer në kapilarët kryesorë në çdo segment dhe lagje të Tiranës.

“Përpara 6 vitesh, të flisje për biçikletë në Tiranë ishte tabu. Po shikoja matësin e biçikletave që kemi vënë në Rrugën e Kavajës dhe shënonte 1500 përdorues vetëm në mëngjes. Qyteti humanizohet pak me korsitë e biçikletave dhe shoferët tregojnë pak më shumë kujdes, duke ulur shpejtësinë,” tha Veliaj, duke nënvizuar se dedikimi i korsive të biçikletave është edhe një mënyrë demokratike që njerëzit të ndihen të barabartë.

Ndërsa, këngëtari i njohur Roland Hysi, ftoi të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e nismës më të re “Tirana ecën, vrapon dhe pedalon”.

“Drejtoria e sporteve ka çelur për marsin një fushatë e cila quhet “Tirana ecën, vrapon dhe pedalon”, ku të gjithë janë të ftuar të bëhen pjesë, të hedhin rekordet e tyre, të sfidojnë shokët, të bëjnë “challenge””, u shpreh ndër të tjera Hysi.

1615729991_1615728337veliaj.jpg 

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 14/03/2021 20:07

    Eshte bere pune vertet, shume mire, por avash me fjalet qe zgjedh, na paska qene tabu, na shkrive fare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)