Të ftuar mbi 500 vetë, por Ramos shpërfill Ronaldon në atë që cilësohet si dasma e vitit në Spanjë

Të ftuar mbi 500 vetë, por Ramos shpërfill Ronaldon në atë që cilësohet si dasma e vitit në Spanjë

Këtë fundjavë qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, do t’i japë fund beqarisë pasi do të martohet me prezantuesen televizive Pilar Rubio. Sipas të dhënave të parë në dasmën që do të organizohet në katedralen e Sevillia-s, qytet ky ka lindur Ramos, do të jenë të ftuar afërsisht 500 vetë.

Sipas gazetës ‘Marca’ në ceremoni do të jenë të ftuar trajneri i Realit, Zinedin Zidan, por edhe presidenti Fiorentino Perez. Gjithashtu festa nuk ka munguar as për David Beckam, ndërsa pjesë do të marrë edhe Gerard Pique me bashkëshorten e tij Shakira.

Ajo që bie në sy është se në këtë dasmë do të mungoj Cristiano Ronaldo, i cili për 9 vite ka qenë shok skuadre me Ramos te Real Madrid. Nuk dihet arsyet e kësaj shpërfilljeje të Ramosit ndaj portugezit, por thuhet se transferimi te Juventusi i Ronaldo-s mund të ketë munguar.

Sa i përket Icer Casillias, portierit legjendar të Realit, ai ka marrë ftesë, por mbtetet për t’u konfirmuar prezenca pas atakut që pësoi në zemër pak kohë më parë. Ndërkombë ndër të tjera thuhet se damsa e Sergio Ramos do të kushtojë afërsisht mbi 1 mln euro.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Rehabilitohet kanali kullues në Akërni të Vlorës, ndihmë fermerëve

Rehabilitohet kanali kullues në Akërni të Vlorës, ndihmë fermerëve