Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Pulë me patate furre dhe Krem me luleshtrydhe në gotë

Receta e parë: Pulë me patate në furrë

Përbërësit:

1 pulë 1,5 kg

1, 5 kg patate

2 dado Avecrem

6 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Rozmarinë

Përgatitja:

Lajmë dhe thajmë pulën . tresim 2 dado Avecrem në 3 lugë gjelle vaj ulliri. Marinojmë pulën me pak kripë dhe e lyejmë atë nga të gjitha anët me Avecrem të tretur në vaj, me qëllim që të ketë një shije të mirë, por edhe për ti dhënë pulës një ngjyrë caramel gjatë pjekjes.

Pulën mund ta vendosim direkt, por mund edhe ti japim një valë vetëm 10 minuta. Më pas vazhdojmë procesin e marinimit me Avecrem. E vendosim në tepsi dhe e vëmë në furrë në temperaturën 180ºC për 1 orë. Ndërkohë qërojmë patatet dhe i presim ato në kubikë të mëdhenj ose mesatarë. Vendosim një tenxhere me ujë për të valuar. Shtojmë pak kripë dhe i ziejmë patatet për 4 minuta. I kullojmë dhe i vendosim në një tas. Shtojmë në të 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, rozmarinë dhe i përziejmë mirë.

Nxjerrim tavën me pulë , shtojmë patatet anash dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200ºC deri sa patatet të marrin ngjyrë të verdhë të errët së bashku me pulën.

I shërbejmë të shoqëruara me një sallatë kryesisht jeshile, të kombinuar me radikjo, kastravec, qepë të kuqe, karrotë të grirë etj.

Receta e dytë: Krem me luleshtrydhe në gotë

Përbërësit:

100 gr biskota

40 gr gjalp

2 lugë gjelle qumësht

400 gr luleshtrydhe

80 gr sheqer

200 gr krem djathi

250 gr salcë kosi

150 gr pana ëmbëlsire

1 lugë gjelle lëng limoni

Lëkurë limoni

Përgatitja:

Fillimisht në një tigan shkrijmë gjalpin. Shtojmë në të 2 lugë gjelle qumësht e biskotat e thërrmuara dhe i kaurdisim deri sa biskotat të bëhen krokante dhe të theken mirë.

Në një tas rrahim panën deri sat ë marrë formë të ngurtë. Vendosim kremin e djathit në një tas, shtojmë në të lëng dhe lëkurë limoni. E trazojmë kremin e djathit me salcën e kosit. Shtojmë në të 1 lugë e gjysmë sheqer, i trazojmë së bashku dhe më pas shtojmë gradualisht panën e rrahur dhe i trazojmë me tel dore duke formuar një krem të lidhur. ( mund ta aromatizojmë me pak sheqer vanilje nëse dëshironi).

Ndajmë luleshtrydhet, gjysmat i presim në kubikë ose në feta dhe pjesën tjetër e kalojmë në blender me sheqerin që na mbeti.

Marrim 4 tasa ose gota qelqi dhe fillimisht shtrojmë si bazë bizkotat. Vendosim anash tasit feta me luleshtrydhe dhe mbushim tasin apo gotën me krem dhe e izolojmë nga sipër me pure luleshtrydhe. Më pas e zbukurojmë me pak krem dhe me një fetë luleshtrydhe. Dekorimi mund të bëhet sipas shijes tuaj, mund të përfundojë dhe vetëm me pure luleshtrydhe. I vendosim në frigorifer për 2 orë, më pas i shërbejmë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë