Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Qofte të mbuluara me pure dhe Rizoto me karkaleca e kungull

Receta e parë: Qofte të mbuluar me pure

Përbërësit:

650 gr mish të grirë

1 qepë mesatare

1 vezë

3-4 lgj galetë

1 lç kumin

1 lç triumëzë

kripë+ piper i zi

1 lk piper të kuq

3 lgj salcë për zgarë

1 lgj ujë

1 lgj majdanoz

Pure:

2 patate të mëdha

1 vezë

3 lgj pana

4 lgj parmixhan

kripë+ piper i zi

Përgatitja:

Në një tas vendosim mishin e grirë  dhe të  gjithë prbërësit  e qoftes. I punojmë  ato mirë me dorë  për të  bashkuar  të gjithë përbëresit  e me pas e lëmë brumin e qofteve te pushojë per 20-30 minuta në frigorifer. Pasi  të kalojë kjo kohë v e  ndajmë brumin e qofteve  në  6 ose 8  toptha  të mëdhenj dhe e  vendosim  në format e   nje keku  të  lyer  me pak vaj. I jepni formen e një  keku  të vogël duke e ngjeshur lehtë  në pjesën anësore të  kupave. Vendosim tavën me forma  në furrë  në temperaturën 180ºC për 20 minuta.

Ndërkohë  kemi zier patatet  dhe i vendosim  në një tas. Shtojmë në të 1 kokërr  vezë plus 3 lugë gjelle  krem pana, 4 lugë gjelle  parmixhan,  kripë e piper

Të gjitha  këta përbërës i kthejmë  në pure me blender. Vendosim purenë në një  xhep pastiçerie  dhe pasi të kalojnë 20 minuta, nxjerrim qoftet nga furra dhe i mbulojmë me pure duke i  dhënë formën e një keku të vogël me krem. I vendosim në furrë  për 15 minuta  dhe i shërbejmë duke i spërkatur  me pak  salcë kecapi

Qofte të mbuluara me pure

Receta e dytë: Rizoto me karkaleca dhe kungull

Përbërësit:

300 gr oriz

250 gr karkaleca

300 kungull të njomë

1 qepë të vogël

½ gotë verë të bardhë

½ tuf majdanoz

2 lgj vaj ulliri

kripë+ piper të zi

2-3 lgj parmixhan i grirë

Përgatitja:

Grijmë  qepën shumë imët .  Pastrojmë  kungujt,  heqim  skajet dhe i presim ato në  kuba të vegjël. Vendosim vajin në tigan, dhe kaurdisim qepën për 3 minuta duke shtuar kungujt  në kubikë  dhe i  kaurdisim dhe ato për 5 minuta. Vendosim një tenxhere me ujë rreth 1.2 litër ujë si dhe kokat  e bishtat e karkalecave.  Mund të shtojmë  dhe 1 lugë perime të thata  për të përgatitur lëngun  për rizoto

Pasi të kemi kaurdisur kungujt  për 5 minuta, shtojmë  orizin  dhe i kaurdisim së bashku  me kungujt  për 4 minuta. E shuajmëme verë të bardhë  dhe e lëmë  deri  sa të avullojë alkoli . Shtojmë 2-3 garuzhde  me brodo duke  e kulluar  atë  me një  sitë. E trazojmë  duke ulur temperaturën  dhe vendosim  tenxheres  kapakun  dhe lëmë rizoton të ziejë. Në momentin që rizoto përthith brodonë,  shtojmë përsëri lëng dhe kështu vazhdojmë për 14 minuta deri sa sëhtë minutazhi i zierjes së rizotos në etiketë (14-20 minuta). Shtojmë karkalecat për 4-5 minuta. Para se të largojmë, shtojmë majdanozin, parmixhanin e grirë dhe e përziejmë për 1-2 minuta dhe e shërbejmë.

Shënim: Për ti dhënë një shije dhe aromë më të theksuar rizotos 3-4 karkaleca i kalojmë në grirje me qëllim që lëngu i rizotos të marrë një shije më të theksuar.

Rizoto me karkaleca e kungull

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Disiplina/ Gjoba dhe pezullime, e pësojnë Tirana dhe AF Elbasani

Disiplina/ Gjoba dhe pezullime, e pësojnë Tirana dhe AF Elbasani