Ditën e sotme moderatorja seksi e ekranit shqiptar, Luana Vjollca feston 27-vjetorin e lindjes dhe në një ditë si kjo nuk kanë munguar urimet e shumta.
Mes tyre është edhe urimi i veçantë i motrës së saj Marina Vjollca dhe i nënës, Maria Vjollca.Urimin e parë Luana e mori nga Marina, e cila në orën 00:00 i ka bërë asaj një urim emocionues. Kjo e fundit priti mesnatën për të thënë fjalët më të bukura për gjysmën e saj, me një postim në Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen bisha ime! Nuk ka limite shpejtësie në rrugën tënde drejt suksesit, gjithmonë Më e Mira do jesh! Të dua pafund gjysma ime”.
Ky urim ka emocionuar pa masë Luanën e cila me një koment falenderon Marinën për fjalët e ëmbla.
“Jet boll më emocionovee se plasaa TE KAM JETËN TIME TË SHTREJNTË !!! Gjysma ime më e mirë”.
Mirëpo nuk ka munguar as urimi nga nëna e Luanës, e cila ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me të voglën e shtëpisë dhe në të shkruan fjalët më të ëmbla.
“E vogla ime ti. Gëzuar ditëlindjen jetë e bukur. Dinamikja, e guximshmja, dashuria ime. Festofsh edhe 100 vite ashtu si t’i do zemra. Faleminderit që ma zgjat jetën”, shkruan Maria.
Pas këtij urimi të ngrohë, Luana i ka kthyer përgjigje së ëmës duke i treguar se çdo gjë në jetë e bën për të.
“Mam çdo gjë që bëj në jetë është për ty. Je motivi e shembulli më i mirë në jetë. Te dua”, shkruan Luana.
6/2
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70%
-
Jo
19.3%
-
Ndoshta
10.6%
Vota total: 818
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Gëzuar Shën Valentinin dashuria ime, të dua pafund...' Kujt ia dedikoi Luana Vjollca këto fjalë për Shën Valentin?
14 Shkurt, 15:40
-
'Një nga ne'/ 12 mijë kristale për portretin e Luana Vjollcës, zbuloni porosinë e çuditshme
29 Nëntor 2023, 22:43
-
Marina Vjollca zbulon për herë të parë portretin e së bijës
25 Nëntor 2023, 12:35
-
Olta Gixhari ‘u tall’ me këngën e saj, si reagoi Luana Vjollca?
19 Nëntor 2023, 16:37
-
Luana Vjollca reagon sërish për videon intime që qarkullon në telefona: Intriga dhe kaq shumë urrejtje
2 Tetor 2023, 13:49
-
‘Nuk kam tatu’ Luana Vjollca reagon për videon intime që qarkullon në telefona: Mos hidhni baltë
30 Shtator 2023, 22:21
-
FOTO/ Mahniti të gjithë me stilin e veshjes, Marina Vjollca shkëlqen në Javën e Modës në Milano
22 Shtator 2023, 20:38
-
Për Getoar Selimin ‘lumturia’ përmblidhet me katër fjalë
20 Shtator 2023, 17:00
-
FOTOT/ Luana Vjollca shfaqet si ‘Barbie’ për ditëlindjen e 32-të
2 Shtator 2023, 16:41
-
Koha për të ka ndaluar! Luana Vjollca feston sot ditëlindjen, urimin më të bukur ia bëri Marina dhe Marget
2 Shtator 2023, 14:53
-
Luana Vjollca ‘arratiset’ në ishujt grekë! Më në formë se kurrë moderatorja ‘tërheq’ vëmendjen me fotot në plazh
28 Gusht 2023, 13:38
-
U përpoq ta mbante të fshehtë, Marina Vjollca tregon padashje foton e së bijës
2 Gusht 2023, 19:09
Pa pa cfare dedikimesh. Mishi kokerr po me behet
Përgjigju