TIRANË-Në kuadër të planit për përballimin e situatës vjeshtë-dimër në luftën kundër COVID-19 po vijon vaksinimi ndaj gripit për të gjitha kategoritë e rrezikuara, sipas planifikimi të Institutit të Shëndetit Publik.
Deklaratën e ka bërë sot Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Qendra Shëndetësore nr. 4 në Tiranë.
“Pas vaksinimit të personelit shëndetësor, vijon vaksinimi për grupet e rrezikuara, sipas kalendarit nga Instituti i Shëndetit Publik”, vijoi Manastirliu.
Ndërkohë që shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP prof.Silva Bino e ka cilësuar procesin e vaksinimit ndaj gripit si një proces me ritme të mira dhe mbulim shumë të mire për grupet e rrezikuara.
Në vizitën në Qendrën Shëndetësore nr. 4, ministrja Manastirliu foli edhe për rimbusimin e trajtimit ambulator në banesë, me vlerë.2 milard lekë.
“Janë dy skema mjekimi që do të rimbursohen 100% falas, me një financim prej 1.2 miliard lekë nga qeveria shqiptare. Ky është një investim për shëndetin dhe një mbështetje më shumë për familjet, në mënyrë që të kemi mundësi, e para që të lehtësojmë familjet duke i rimbursuar nga buxheti I shtetit por edhe për të disiplinuar protokollet e trajtimeve, që është edhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Manastirliu.
Mos u vaksinoni kundër gripit, sepse ju bën më të ndjeshëm ndaj virusit kovid-19.
Përgjigju