Nata e mbrëmshme ishte ndryshe...kishte kohë që hëna nuk “përgjakej” kështu dhe nuk kërkonte me kaq ngulm vëmendje.

Dje ishte eklipsi i plotë i Hënës, ku ajo dukej më e madhe dhe më e shndritshme se zakonisht, duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Ky fenomen, nuk kishte ndodhur për më shume se dy vite.

Të frymëzuar nga eklipsi i kuqërremtë njerëzit kudo në botë, kanë fotografuar hënën në mënyrat më artistike.