'Të gjithë në familje më thërrasin Drin', Bujar Asqeriu rrëfen historinë e trishtë të emrit të tij të vërtetë

'Të gjithë në familje më thërrasin Drin', Bujar Asqeriu rrëfen historinë e trishtë të emrit të tij të vërtetë

Ai është padyshim një nga kolosët e skenës së teatrit dhe filmit shqiptar, një artist i jashtëzakonshëm i cili i ka dhuruar publikut në 42 vite karrierë, ku ka interpretuar gati 120 personazhe. Ditën e djeshme ai ishte i ftuar në studion e Rudina Magjistarit ku foli më gjatë për karrierën, familjen, dashurinë, si dhe zbuloi disa detaje të panjohura nga fëmijëria.

“Im atë dhe ime më përpara meje lindën një djalë tjetër dhe atë e quanin Bujar. Mirëpo në mënyrë të papritur kur ne u rritëm, ime më më tregoi se kur ishin zgjuar në mëngjes, ai nuk merrte frymë më. Ai ishte 6 muajsh, por ajo që më ka mbetur nga përshkrimi që më bënte ime më është se tregonte se ishte shumë i bukur. Kur linda unë dhe donin të më regjistronin në gjendjen civile, donin të më vinin emrin Drini ose Safet. Edhe ata vendosën Drini, por punonjësi u kishte ndërruar mendjen dhe babai vendosi të më quante Bujar. Mirëpo më vonë kishin një tërheqje dhe nuk donin të më thërrisnin në atë emër dhe më thërrisnin Drini.Të gjithë më thërrasin Drini, por kur bashkëshortja ka gjëra serioze për të më thënë më thërret Bujar. Fëmijëria ime më dukej e bukur si e të gjithë fëmijëve në lagje, sepse deti të jep jetë. Ne argëtoheshim duke luajtur. Por morëm shumë shpejt goditje, u nda nga jeta ime më, 5 vite më vonë edhe im atë. Pasi iku ai, doja të lija edhe shkollën, por njerëzit e mi më mbështetën. Ne ishim 5 fëmijë dhe me vështirësi e ndërtuam ashtu si e ndërtuam jetën tonë. Por dua të theksoj që në mbijetesën time, njeriu kur do një profesion shumë dhe lidhet pas familjes me dashuri, ka forca që të përballojë çfarëdolloj grushti nga jeta. Jeta jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët ka qenë e vështirë dhe me skamje”, tregoi aktori.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)