Të gjithë në kërkim të një emri, ja propozimet për presidentin e ri në ‘Repolitix’

TIRANË- Jo vetëm klasa politike, por i gjithë opinioni publik është nën ethet e emrit për presidentin e ri. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV të ftuarit diskutuan për negociatat mes partive politike, por kishin edhe ata propozimet e tyre.

Analisti Ylli Pata dhe Azgan Haklaj thonë se presidenti do vijë nga radhët e së djathtës. Analisti Pata thotë se sipas burmeve të tij po flitet për një ish-ministër të PD-së, por nuk e zbuloi identitetin e tij.

Pata thotë se ka qarkulluar edhe emri i Princ Lekës, por sipas tij është një ‘provokim’ nga politika për të dhënë sinjalin se kreu i ri i shtetit do zgjidhet nga e djathta. Për Azgan Haklajn një kandidaturë e mirë do ishte Visar Zhti i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike.

“Sipas burimeve po flitet për një ish-ministër të Partisë Demokratike. Dy janë ajo që diskutohet, të jetë pjesë nga e djathta, jo më kot ka dalë emri i princit Leka. Por e shoh si provokacionin e një sinjali politik, për një përfaqësi të së djathtës ose personaliet që rrijnë mbi palët që vijnë nga e djathta”, tha Pata.

“Visar Zhiti, ish- i burgosur politik, ish-ministër Kulture”, tha Haklaj.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ibsen Elezin shprehet se do ishte mirë që kreu i shtetit të përfaqësohej nga një person që vjen nga bota akademike siç është Aurel Plasari.

“Do rrija te bota akademike, Aurel Plasari, në momentin që aureli jep mendim shkruan rreth një teme është shumë i konsoliduar si intelektual dhe ka një staturë. Vetëpropozimi i Sazan Gruit është marrë me të qeshur, por ai drejton një akademi, mban qëndrime të rëndësishme në lidhje me shumë kauza”, tha Elezi.

Partia Socialiste nisi sot procesin për zgjedhjen e presidentit të ri, ku deputetët socialistë hodhën sot zarfin e tyre me 3 kandidatura për presidentin e ri të vendit, që do të jetë në krye të shtetit për 5 vitet e ardhshme, ndërsa ende nuk ka asnjë emër publik. Ditën e nesërme grupi i mandatuar nga PS për negociatat për presidentit, që përbëhet nga Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri, do të takohen me grupet parlamentare të opozitës. PS do negociojë me Enkelejd Alibeajn nga PD, Mesila Doda nga Demokracia për Integrim dhe Fatmir Mediu nga Aleanca për Ndryshim. Por, grupi i punës i PS nesër në orën 15:00 do të zhvillojë takimi edhe me përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar propozimet për emrin e ri të kreut të shtetit.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 20/04/2022 11:55

    Propozoj Flamur Noken nuk burre me zoggomari!

    Përgjigju
  • Fshati: 20/04/2022 11:28

    Une propozoj Gjin Gjoni , njeri me integritet te larte dhe shkolle.

    Përgjigju
    • Wyteti: 20/04/2022 11:53

      Haha

  • bobi: 20/04/2022 08:01

    E kam thene dhe me pare ose Aurrel Plasari ose Perparim Kabo.Jane 2 intelektualet me qendrime me koherente

    Përgjigju
  • Gerrdeci: 20/04/2022 03:40

    Ky Fatmir Mediu eshte me precedent penal, nuk mund te jetë pjese e grupit negociator per zgjedhjen e presidentit te Republikes. Prandaj shkojne punet si lesh arapi ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës