Xhensila Myrtezj publikoi këngën e saj më të fundit "Paris". E bukur, elegante, si një kësulëkuqe. Nëse do të ndalemi tek ky detaj i fundit, po mendoni se tek cila këngëtare e keni parë më parë? Po ju ndihmojnë ne...tek Elvana Gjata.
Në fillim ishte Elvana Gjata, e cila e veshur me të kuqe "tërboi" të gjithë shikuesit, më pas ishte edhe Xhensila Myrtezaj e cila e përqafoi shumë këtë trend.
Megjithatë përtej veshjes, edhe stili muzikor i këngës së fundit "Paris" ishte pak i ngjashëm me atë të Elvana Gjatës, ndoshta këtu ka gisht dora e Pirro Çakos, i cili është bashkëpunëtori i ngushtë i të dyja këngëtareve bukuroshe.
Përtej të gjithave, "Paris" me siguri do të jetë hit i kësaj vjeshte...