TIRANE - Si çdo 9 janar, prej 11 vitesh, 36 familje shkodrane dalin në një protestë të qetë për të kërkuar zbardhjen e së vërtetës së një prej tragjedive më të rënda të ndodhura në më shumë se një çerek shekulli në vendin tonë. Historia rrëqethëse me 20 njerëz të vdekur dhe 8 të zhdukur, ndodhi pikërisht duke u zbardhur 9 janari i 2004-ës në afërsi të Gadishullit të Karaburunit në Vlorë. Familjarët e viktimave, të zhdukurve dhe 8 personave që mbijetuan në atë natë tmerri, kanë dalë edhe ditën e djeshme në një protestë dhe i kanë kërkuar si çdo vit shtetit të zbardh rihap dosjen dhe të gjejë përgjegjësit të cilët duhet të dalin para drejtësisë. Ndoc Bjeshka, i ati i një prej viktimave dhe kreu i “Shoqatës 9 Janari” iu ka kërkuar ditën e djeshme autoriteteve të drejtësisë të rihapet dosja pasi sipas tyre autorët e vërtet të kësaj ngjarjeje ende nuk janë vendosur para drejtësisë ende.
/Shqiptarja.com

Shkodër, familjarët protestojnë pas 11 vjetësh për moszbardhjen e tragjedisë
11 vitesh fajtorët ende pa dënua">







