Kryeministri i vendit, Edi Rama u pyet mbrëmë në emisionin Repolitix në Report TV nëse këtë herë do të jetë ulur përkrah Albin Kurtit, në rast se kryeministri i Kosovës do të jetë sërish në "Air Albania" për të parë Kombëtaren kundër Ishujve Faroe, me sfidën që luhet të hënën në orën 20:45.
“Ç’është kjo? Unë kam grua, kam djalë që shkoj në stadium, pse duhet të shkoj me të tjerë?”, tha ai.
“Secili shkon në stadium për qejf. Nuk shkojmë në stadium për t’i bashkuar trojet tona. Shkojmë në stadium për të parë një ekip kombëtar që bashkon shqiptarë nga të gjitha trojet tona dhe secili e sheh ndeshjen për qejfin e vetë. Çfarë do të thotë kjo, a do shkoni në stadium?”, tha Rama.
Kujtojmë se disa javë më parë në ndeshjen e fituar 3-0 nga Kombëtarja kundër Çekisë, në "Air Albania" dy kryeministrat shqiptarë qëndruan larg njëri-tjetrit.