TIRANË- Në të njëjtën ditë që do mbërrijë delegacioni i Venecias në Shqipëri, presidenti i Republikës, Ilir Meta do të paraqitet në seancën dëgjimore të Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij. Komisioni i Venecias pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë, presidencës, KQz-së dhe komisionit hetimor në datat 10 dhe 11. Analisti dhe politologu Afrim Krasniqi, në një intervistë për Report tv thotë se pritshmëritë nga Komisioni i Venecias nuk duhet të jenë të mëdha, pasi sipas tij ky komision do sqarojë një normë juridike për të parandaluar krizën, por nuk mund të marrë vendimin për shkarkimin ose jo të Presidentit.
“Për shkak të natyrës së Komisionit të Venecias nuk pres të ketë një vendim bardh e zi sic pritet dhe supozohet në Tiranë. Në rastin më të mirë ata do interpretojnë dispozitën përkatëse të presidentit të Republikës dhe kompetencën në raport me datën e zgjedhjeve dhe do krijojë një normë ose do sqarojnë normën aktuale juridike për të shmangur thellimin e krizës. Por nuk është Komisioni i Venecias që vendos kush ka të drejtë dhe kush gabon”, shprehet Krasniqi.
Për Krasniqin as Komisioni Hetimor nuk do të japë një zgjidhje eficente pasi sipas tij është një komision i paragjykuar, duke e quajtur një praktikë rutinë parlamentare.
“Nuk besoj se komisoni hetimor do zgjidhë gjë se është komision i paragjykuar. Është praktikë rutinë parlamentare që nuk sjell asgjë për sa kohyë nuk kemi Gjykatë kushtetuese. Gjykata Kushtetuese duhet të gjykojë rolin e parlamentit, presidentit dhe dekretet”, deklaron Krasniqi.
Hetimi për kreun e shtetit nëse ka shkelur kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, do të zgjasë deri më 8 tetor të vitit 2019. Mazhoranca do të ndjekë 9 hapa, ku faza e parë është pikërisht seanca dëgjimore me presidentin Ilir Meta deri në krijimin e një raporti përfundimtar, i cili do t'i prezantohet në fund Kuvendit.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3117
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për Shqipërinë: SPAK po godet korrupsionin! Zbatoni vendimet e Kushtetueses dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR e 'Venecias'
17 Dhjetor, 14:27
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor, 15:30
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53
-
Kreshnik Spahiu: Pse janë bashkuar qeveri-opozitë, për heqjen e Kryetares Gjykatës Kushtetuese?
11 Dhjetor, 14:40
-
Gjykata Kushtetuese, kryetarja përplaset me Gjykatën e Lartë/ Zaçaj angazhon 'Venecian' kërkon përgjigjen e 4 pyetjeve! Gjykata e Lartë nis procedurat për zëvendësimin e saj (DOKUMENT)
11 Dhjetor, 07:54
-
I përfundon mandati si gjyqtare e Kushtetueses në 10 mars? Reagon Holta Zaçaj: Jo, do të qëndroj deri në fund të 2025! I drejtohem Venecias, respektoni pavarësinë
10 Dhjetor, 13:32
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias / Bushka: Vendimet e GJK, të zbatueshme por jo të diktojnë votën! Bardhi: Konfirmoi se mazhoranca bëri puç (DOKUMENTI)
10 Dhjetor, 11:24
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Grupi i PD akuza Spiropalit: Mbajtja e fshehtë e opinionit të Komisionit të Venecias, me qëllim dezinformimin e publikut!
6 Dhjetor, 19:50
-
Mandati i Xhaçkës shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, pritet publikimi i opinionit! PD akuza Spiropalit: Po fsheh draftin
6 Dhjetor, 09:37
-
Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar
5 Dhjetor, 09:49