Ditën e hënë në orën 12:00, kryesia e Partisë Demokratike do të zhvillojë një mbledhje. Në rendin e ditës përfshihen diskutime për protestën e paralajmëruar të 22 marsit, hapja e protestit zgjedhor për degët në përfundim të mandatit statusor dhe miratimi i datës për Kuvendin Kombëtar.
“Të hënën në orën 12:00: mbledhje kryesie me rend dite:
1- Diskutime rreth vazhdimit të aksionit opozitar (Protesta e dt. 22 Mars)
2- Vendimmarrje për çelje të procesit zgjedhor në degët e PD që janë në përfundim të mandatit statusor
3- Miratim i datës së Kuvendit Kombëtar që do t’i propozohet Këshillit Kombëtar
4- Ngritje e Grupit të Punës për Rishikimet në Statut
5- Të tjera”, thuhet në njoftimin e PD.
Pas mbledhjes së kryesisë. do të zhvilllohet një mbledhje e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në orën 14:00, në selinë blu. Në fokus të kësaj mbledhje do të jetë seanca parlamentare e së martës së ardhshme.
"Të nderuar kolegë,
Të hënën, ora 14:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në seli. Lutem të sigurohet pjesëmarrja. Ju përshëndes",- thuhet në njoftimin e PD për deputetët e saj.
Komente












