Nga e hëna, me 4 maj, klubet e futbollit në Spanjë duke përfshirë La Liga-n do të kenë mundësinë të rinisin stërvitjen, pasi gati dy muajsh që nga ndërprerja për shkak të koronavirusit. Leja për të bërë këtë është dhënë me kushtin e vetëm për të zbatuar me rigorozitet protokollin e masave, që së fundmi është zbuluar nga mediat spanjolle.
Protokolli në fjalë është përgatitur nga Këshilli i Lartë i Sportit, ndërsa synon ta bëjë sa më të sigurtë kthimin në stërvitje të yjeve si Messi, Griezman, Benzma apo Bale, megjithëse koncepti i rrezikut zero nuk ekziston dhe zbatimi i këtyre masave do të jetë thelbësor. Ky protokoll ka kushte thelbësore ekzaminimet mjëksore ose testet, dezeinfektimin e ambienteve dhe shmangien e grumbullimeve.
Gjithsesi masat do të jenë subjekt i ndryshimeve, pasi rifillimi i aktivitetit është parashikuar në katër faza. E para ajo me katër maj ku do të fillojnë stërvitjet individuale ose ushtrimet bazë, faza e dytë janë stërvitjet e mesme deri më 5 lojtarë, më pas faza e tretë që ka të bëjë me stërvitjtet në grup dhe faza e katërt me fillimin e ndeshjeve. Të gjitha fazat do të zgjasin nga 3 deri në 4 javë.
Vetëm në fazën e parë, që ka të bëjë me risnisjen e stërvitjeve individuale, masat që duhen marrë janë: çdo klub duhet të ketë një staf mjeksor, stërvitjet duhen të bëhen në ambient të hapur, përdorimi i maskave dhe dorezave të posaçme, dezinfektimin e ambineteve para dhe pas stërvitjes, distancë jo më e afërt se dy metra me përgatitësin, heqja e të drejtës për masazhe apo terapi fizike. Gjithashtu kush del pozitiv me koronavirus përjashtohet nga stërvitja.