Sezoni turistik ka nisur vrullshëm këtë vit, duke mos pritur fillimin tradicional të sezonit, kur afron vera.
Të dhënat e Instat bënë të ditur se në muajin mars është shënuar një rritje e ndjeshme si e vizitorëve jo rezidentë, ashtu dhe e netë-qëndrimeve të tyre.
Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 45,6 %, në krahasim me Mars 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy
treguesit e mëposhtëm:
• numri i vizitorëve rezident është rritur me 21,5 %;
• numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 68,7 %.
Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 46,0 %, në krahasim me Mars 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin
edhe dy treguesit e mëposhtëm:
• numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 21,1 %;
• numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 64,3 %.
Vizitorë
Gjatë muajit Mars 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 45,6 %, krahasuar me Mars 2023.
Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 83,3 %. Në Zonat
Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 71,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i
vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 64,1 %.
Në muajin Mars 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:
• sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (62,3 %);
• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (68,7 %);
• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,0 %).
Netë qëndrime
Gjatë muajit Mars 2024, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 46,0 % në krahasim me muajin Mars
2023. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar
rritje me 66,1 %.
Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 71,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të
vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe
akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 58,9 %.
Në muajin Mars 2024, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:
• sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (65,0 %);
• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (68,2 %);
• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94,8 %).
Norma neto e shfrytëzimit
Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e
shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.
Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 17,3 %, kundrejt 9,6 % që ishte në muajin Mars 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të
ngjashme” është 17,6 %, kundrejt 10,8 % që ishte në muajin Mars 2023./Monitor
Mirë turistët e huaj na pushtuan por ku janë fuqia punëtore e huaj!? Pse nuk na pushtojnë dhe ata?!
Përgjigjuska jo, shqiperia PRAKTIKISHT ka mbaruar. rama 2 fjale di, kan ardh kaq tursita, dhe fajin e ka saliu. Nuk mbahet vendi me turista, ne skemi prodhim, skemi exporte. turistat qe vijne e ikin, ose qe rrijne jane pensionistat. RINIA mbaroj. pas 30-40 vitesh ndoshta do zhdukemi fare kshu si e kemi nis, jemi katandis 1.3mil banore (le ca thote instati se se mer kush per baze ate)