Zbardhen përgjimet/ I kërkonte të ndërhynte në një dosje për legalizimin, punonjësja-ish kreut të Kadastrës së Beratit: Aman se nuk ma mban (EKSKLUZIVE)

TIRANË- Report Tv ka zbardhur një pjesë të përgjimeve që Ervin Nelaj, ish- kreu i Kadastrës së Beratit, ka bërë me një nga punonjëset e këtij institucioni. Biseda, siç shihet nw dokumentin e siguruar nga gazetari Arsen Rusta, mban datën 27 gusht 2020, ku nga sa dyshohet bëhet fjalë për një ndërhyrje që Nelaj i kërkon punonjëses të bëjë në një dosje, por kjo e fundit shprehet se ka frikë. Madje në një moment përmenden shifra të ndryshme, që për grupin e hetuesve mendohet bëhet fjalë për para të marra.

Ervini: Hajde
Punonjësja: Të kujt? Aman se ‘sma mban më se...
Ervini: 60,65,70,75
Punonjësja: Të kujt? Të voglin ca e ka ai, Dallaverin. Kujt të vogël mo
Ervini: Po ai që thoshe ti që është afër...
Punonjësja: D.... Pa dalë se D... s’është bërë akoma
Ervini: Po ca e ke këtë aman?
Punonjësja: Akoma dhe D...është shkëmb! Jo L..., prit njëherë
Ervini: Ca t’i bësh D....
Punonjësja: Se El... tha unë e kam parë te noterja, nuk është ashtu fare
Ervini: Mirë na mbajti ti këto se mos i prish unë
Punonjësja: Ti prish unë
Ervini: Unë i prish
Punonjësja: Lëri një cik tek sirtari se vij i marrë unë më vonë ndoshta
Ervini: Këtu te sirtari janë, te sirtari i parë janë
Punonjësja: E se vij unë tani për disa sekonda me ndonjë dosje
Ervini: Dosje, na mo, dosjen ku i ke çu

Nelaj u la ditën e djeshme në burg nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në një seancë e cila është ndërprerë për shkak se i akuzuari nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ai ka marrë ndihmën e duhur nga bluzat e bardha dhe më pas është njohur më masën e sigurisë ‘Arrest me burg’. Ai u arrestua  3 ditë me parë nga policia e Beratit, me urdhër të prokurorisë së Posaçme. Burime zyrtare bënë me dije se Nelaj, i cili kishte vetëm 7 muaj në këtë detyrë, ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit. Nelaj prej 8 vitesh ishte specialist dhe inspektor i ‘Aluiznit’. Operacioni për kapjen e tij është nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u, teksa vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Ish- kreu i Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?