Te ‘Venezia’…Ikjes së trishtë
të shkrimtarit Skënder Drini

Te ‘Venezia’…Ikjes së trishtë<br />të shkrimtarit Skënder Drini
01 janar 2015. Dal nga shtëpia ime, po në të njëjtën orë që dilte çdo ditë nga shtëpia e tij miku im, i paharruari Skënder Drini. Dhe… ‘vizitën’ e parë, i kisha vënë vetes si qëllim, do ta bëja në kafe “Venecia”, në atë kafe ku shkrimtari fali një pjesë të jetës së tij të çmueshme. E njoh mirë atë lokal. Së paku, dy herë në javë, të shtunave e të dielave para dite, aty, isha i pranishëm si klient dhe si mik i shkrimtarit. Është një lokal simpatik, që me heshtjen e tij të fton.

Klientët e rregullt e dijnë mirë ‘sekretin’ e derës së këtij lokali. Dera e tij është shpirti i pronarit, që fal dëlirësi, buzëqeshje e mirësi. Ndaj, këtu, hyn edhe pa trokitur… Kështu hynte Skënder Drini, kështu hyjmë dhe ne… Emri që mbart lokali është larg gondolave veneciane, ndonëse me Venecien këtë lokal e ofron uji i rrëmbyeshëm apo përmbytjet që pëson në mënyrë të beftë ky qytet. Është pranë monumentit të ‘Katër Heronjve të Demokracisë’.

Përreth gëlon gjelbrimi, që shpesh na mungon a na merr malli. Çdo 2 prill kujtohen heronjtë, mbi mermer u vihen kurora, tufa lulesh e lule, nderohen… Çuditërisht i nderojnë…, para një monumenti të pa përfunduar ende… Të tilla simbolika në këtë gjendje, nuk mund t’i artikulojnë mesazhet plotësisht, aq më shumë kur lidhen me ndarje epokash dhe lirinë e shumëndërruar…  Rrugës më shoqëron me një qiell kujtimesh për ty, miku im; ndonëse dita e parë e këtij viti të ri është e ftohtë dhe me një erë idhnake që t’i skuq faqet dhe hundën.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif

Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif