Shqipëria ka marrë zyrtarisht dritën jeshile për një tjetër avancim në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Këshilli i Bashkimit Evropian ka konfirmuar mbajtjen e Konferencës së tetë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 26 maj në Bruksel.
Nirvana Deliu, eksperte për çështjet e integrimit e ftuar këtë të premte në ‘Studio Live’ nën moderimin e Ermal Qorit tha se vendi ynë po kalon drejt një faze të rëndësishme të integrimit drejt BE-së.
“Procesi nuk ka ngecur, tashmë e kemi të qartë që po kalojmë në një fazë të rëndësishme, ashtu siç ishte hapja e kapitujve. Sot ishte takimi i 27 ambasadorëve të BE-së që derisa është hapur edhe faqja e takimit Konferencës së tetë Ndërqeveritare më 26 maj do të thotë që kemi një ‘OK’ nga BE për raportin e IBAR. IBAR është një raport që institucionet shqiptare realizuan për Komisionin Europian dhe pa miratimin e tij kapitujt nuk do të mbylleshin”, tha Nirvana Deliu.
Ndër të tjera ajo tha se ai që e aprovon në fund që Shqipëria i ka plotësuar kriteret është Këshilli Europian. Deliu theksoi gjithashtu se 26 maji është një datë e rëndësishme për vendin tonë sepse aty do të prezantojmë kriteret mbyllëse.
“Nëse vendi ynë ka raportuar që ne i kemi plotësuar kriteret e ndërmjetme të vendosur nga BE, Komisioni Europian e aprovon dhe thotë se ne mendojmë që Shqipëria i ka realizuar. Megjithatë duhet të theksojmë se në fund e aprovon Këshilli që Shqipëria po i ka realizuar kriteret”, tha ajo.
26 Maji është e një rëndësie të madhe. Aty do të prezantohemi me kriteret përmbyllëse, pasi kriteret e ndërmjetme kanë. Në momentin që mbyllen kapitujt shkojmë drejt traktatit të anëtarësimit. Traktat i cili duhet të ratifikohet nga 27 vendet anëtare. Nëse vazhdojmë me këtë eficencë do të thotë se jemi një vend që e kemi përfunduar më shpejt procesin drejt BE-së", theksoi Deliu.
Komente









