Mësohet se 7 të burgosur të regjimit  “41-bis”, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin kanë kaluar në grevë të pjeshme urie. Burime zyrtare nga ky institucion bëjnë me dije se të burgosurit prej 2-3 ditësh  kanë refuzuar ushqimin, por jo kafen  dhe ujin ku këtë të fundit e shoqërojnë edhe me sheqer.

Ata kanë refuzuar ushqimin pasi janë kundër aplikimit të  regjimit “41-bis”, i cili parashikon izolimin e rreptë për ta.Kundërshti kanë shprehur edhe për kontrollet e shpeshta që janë kryer me urdhër nga vetë institucioni.

Mësohet se në grevë urie të pjeshme kanë kaluar: 
Albert Ilir Kupa
Sokol Mjacaj
Aldo Hoxha
Anterio Koaloshi 
Fatmir Pjetro
Erion Veziaj
Nikolin Topalli